“Nëse Presidenti dhe unë jemi nje celulë antieuropiane atëherë Jozefina është Marelyn Monroe kurse Saliu John Lennon!” – Keshtu ka reaguar me nje mesazh ne rrjetin social Twiter, lideri i opozites Edi Rama pas deklaratave te Jozefina Topallit
***
Shperthimet e Berishes, Topi: Të padenja për Parlamentin. Topalli e fut ne celulen antievropiane
“Reagimet e djeshme provuan përfundimet e Komisionit Europian. Sharjet e fyerjet nuk janë të denja për parlamentin. Shoqëria shqiptare po penalizohet nga politika”, është shprehur presidenti Topi nga qyteti i Fierit. Ndërkohë, pak para deklaratës së presidentit Topi, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli është shprehur se Topi ka qenë në krah të Ramës për bllokimin e statusit kandidat për në BE. “Sa i takon bllokazhit, unë i kam parë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe, z. Topi dhe z. Rama”, ka thënë Topalli, sipas së cilës, dështimi për marrjen e statusit është përgjegjësi vetëm e opozitës, pasi sipas Topallit, qeveria i ka përmbushur të gjitha kriteret. Por, ndryshe nga Topalli, komisioneri Stefan Fyle shprehej dje se Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë prej 12 kritereve.
***
Topalli: Kryesia e opozitës, celulë anti-evropiane
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar dje opozitën duke e cilësuar si një celulë anti-europiane, por nga ana tjetër ka pohuar se mazhoranca nuk do të bëjë asnjë lëshim. Duke komentuar deklaratat e presidentit Topi se mund të krijojë një parti të djathtë, Topalli pretendon se kjo nuk i shkakton asnjë shqetësim të djathtës shqiptare. Sipas saj, ish-nënkryetari i PD-së ka vite që po mbështet të majtën dhe për pasojë ai mund të marrë vetëm elektorat të majtë. Fitorja e Lulzim Bashës më 8 maj duket se ka bindur Topallin se ai është njeriu që ka zgjedhur Berisha për të vazhduar në PD dhe për pasojë ajo është tërhequr nga aspiratat për poste më të larta.
“Është një çmim, që shqiptarët e pafajshëm duhet ta paguajnë për një politikë ose për lidershipin e një partie, që, me sa duket, është edhe një lloj celule anti-evropiane. secili prej shqiptarëve duhet ta pyesë veten nëse ia vlen më që t’i përgjigjesh një lidershipi të një partie, që është kthyer edhe në një celulë anti-evropiane” – tha spikerja e Kuvendit