ZonaShqiptare.co.nr
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore 373360_263296830381277_281311100_n Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore 373360_263296830381277_281311100_n Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» seks me motren time te madhe
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyMon Jan 22, 2018 9:22 pm nga kamerras10

» seks i eger me kunatin
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyMon Jan 22, 2018 9:20 pm nga kamerras10

» Si me qiu tezja ime
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyMon Sep 11, 2017 10:54 pm nga kamerras10

» Seks me vellain
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyMon Jul 31, 2017 11:28 am nga kamerras10

» Foto te Genta Ismajlit
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptySat Feb 07, 2015 11:30 pm nga edi.devolli.1

» Foto te vipave shqiptare me te brendshme ose nudo!
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptySun Sep 14, 2014 11:42 am nga Inonimine -BOY

» Seks i ndaluar
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptySun May 04, 2014 12:39 am nga intuita_

» te pallosh kunaten
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyTue Apr 01, 2014 8:05 pm nga DeViL

» Foto nudo te Zajmina Vasjarit.
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyFri Mar 28, 2014 1:19 am nga agetamuco

» Histori Erotice (Personale)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyThu Mar 06, 2014 5:00 pm nga Vizitor

» Kerkoj pune
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyTue Feb 04, 2014 8:38 pm nga vini_on

» seks me kunaten
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptySat Sep 28, 2013 5:49 pm nga Vizitor

» Video Erotike
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyTue Jun 04, 2013 11:14 pm nga shpetim spahiu

» Foto "HOT" te Arta Bajramit
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyWed Dec 19, 2012 11:02 am nga alexs marpalaj

» Foto "NUDO" te Rozana Radit
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyFri Nov 16, 2012 12:13 am nga Kopetenti

» Poezi dashurie
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyFri Jun 29, 2012 9:18 am nga oltian cerri

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyFri Jun 29, 2012 9:14 am nga oltian cerri

» Live The Life Welcome!!
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyFri Mar 16, 2012 4:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyThu Feb 09, 2012 9:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyFri Jan 20, 2012 3:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyFri Jan 20, 2012 2:02 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptySat Jan 14, 2012 8:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptySat Jan 07, 2012 9:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyWed Dec 28, 2011 3:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyFri Dec 16, 2011 4:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyTue Dec 06, 2011 10:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyTue Dec 06, 2011 9:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyTue Dec 06, 2011 9:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyTue Dec 06, 2011 9:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore EmptyTue Dec 06, 2011 9:47 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
DeViL (367)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
Amarda (324)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
Star Girl (222)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
Android (127)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
The Game (120)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
PLUTO (114)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
Jennifer (46)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
FoX (33)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
GT (22)
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 

Most active topic starters
Sweetness
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
DeViL
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
PLUTO
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
Amarda
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
FoX
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
Star Girl
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
The Game
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
GT
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
Hp
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 
vini_on
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcapGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_voting_barGazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap19%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 19% [ 24 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap4%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 4% [ 5 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap11%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 11% [ 14 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap21%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 21% [ 26 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap10%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 10% [ 12 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap6%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 6% [ 8 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap2%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 2% [ 2 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap2%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 2% [ 3 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap21%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 21% [ 27 ]
Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_lcap4%Gazeta Shekulli - Titujt kryesore I_vote_rcap 4% [ 5 ]

Totali i votave : 126

Top posting users this month
No user

Top posting users this week
No user

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:33 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Titujt e perditshem te gazetes Shekulli online.

2Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:34 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Libri i Ramës: Njohja me Nanon dhe biseda e fundit me Metën

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Kurban-Edi-Rama

Kalimi i Ilir Metës në koalicionin e djathtë është përfolur shumë gjatë këtyre viteve. Është folur për një sherr mes Ramës dhe Metës, por kjo nuk është shpjeguar nga asnjëri prej tyre. Në librin “Kurban” Rama ka folur për herë të parë për këtë ndarje, mandatin e kreut të LSI-së në Tiranë dhe për më tepër si e njeh ai mikun-armikun e tij Ilir Meta. Më poshtë pjesë nga libri “Kurban” i Edi Ramës:

Një stuhi e re politike, e gjatë dhe sfilitëse, ra mbi Bashkinë e Tiranës kur Ilir Meta bëri piruetën e radhës duke shpallur largimin nga koalicioni me Partinë Socialiste për të luftuar, siç tha ai, kundër pazareve të PS-së me PD-në, vetëm 48 ore pasi i kisha folur hapur për idenë time të reformës zgjedhore. Qemë ndarë miqësisht në zyrën time me fjalën që do të rishihemi shumë shpejt për të vendosur mbi piketat e reformës. E kam përsëritur më shumë se njëherë deri këtu, ky s’është vendi për të shtjelluar rrjedhën e ngatërruar të disa ngjarjeve përcaktuese në rrugëtimin e Partisë Socialiste, megjithatë besoj se do të me gjykoje keq nëse ketë moment do ta kaloja pa një shpjegim pak me te gjatë se ç’kam bërë hera-herës kur rrëfimi im ka cekur jetën politike për të dhënë kontekstin e gjërave të ndodhura me bashkinë për shkaqe kryekëput politike.

E vërteta e atij largimi, të paktën në këndvështrimin tim, është krejt e ndryshme nga ajo që ka fituar qytetarinë sot optikën e opinionit, sidomos të zëdhënësve të publikut, kur bëhet fjalë për shkaqet e rindarjes së Ilirit me Partinë Socialiste për t’u rifutur në rrugën vetmitare të LSI-së. Ose, e thënë ndryshe, nuk është aspak e vërtetë që unë desha të imponoj pa kushte sistemin e ri zgjedhor, modelin spanjoll, i cili pastaj u kthye në nen kushtetues, sepse paskam pasur qëllim asgjësimin e LSI-së. E kundërta është e vërtetë, synimi im ishte krijimi i një boshti solid PS-LSI përmes atij sistemi dhe të gjitha shifrat e derisotme, të dy palë zgjedhjeve me sistemin e ri, madje edhe për aq sa ato janë të vërteta në kushtet kur në rang kombëtar ka pasur manipulime të mëdha të votës për subjektet politike opozitare edhe në 2009-ën edhe në 2011-ën, tregojnë se me këtë sistem, pavarësisht manipulimeve, edhe koalicioni ynë do të ishte fitues, edhe LSI do të kishte më shumë se katër deputetët që mundi të fuste në Kuvend dy vjet më parë, ndër të cilët mandati i vetë Ilir Metës në Tiranë u sajua me një marifet, për të cilin ka dëshmitarë e nuk u fitua me vota, po iu rrëmbye PS-së në dekikat e fundit. Nënvizoj këtu se, ndryshe nga ç’thashethemohet, unë s’kam asnjë gisht në atë marifet, e kam marrë vesh më vonë, por spekulimi ka lindur nga fakti që kam urdhëruar me mesazh të gjithë kujdestarët elektoralë të partisë sonë të ruajnë, pavarësisht armiqësisë politike, çdo votë të LSI-së, e cila s’kishte anëtarë në komisione dhe rrezikonte të goditej nga vjedhje që kurrë, asnjëherë e për asnjë arsye, Partia Socialiste në qendër s’ka stimuluar e s’do t’i stimulojë ndonjëherë sa të jem unë në krye, në kurriz të askujt. As të kundërshtarit.

Jo vetëm aq sa thashë, po jam i bindur se falë sistemit të ri, as PS-ja s’do të kishte e vetme shumicën e 71 votave që acaronin paranojën e Ilirit, duke e bërë të frikej se mund të defaktorizohej për shkak të humbjes së çdo ndikimi mbi qeverisjen, as LSI-ja nuk do ta humbte çelësin e kontrollit të shumicës, pa të cilin Ilir Meta s’e kupton dot ekzistencën e tij në krye të asaj partie të vogël dhe as boshti PS-LSI nuk do të rrezikohej dot nga ansambli folklorik i koalicionit të Saliut, të paktën sa kohë që Saliu të ishte në krye të Partisë Demokratike. Deri këtu jemi te faktet, jo tek opinionet dhe të gjitha faktet thonë se është kështu, kush thotë s’është kështu, s’ka fakte po vetëm opinione pa bazë logjike e faktike.

Çfarë ndodhi atëherë?

Duke e njohur mirë Ilir Metën, paqëndrueshmërinë e tij, paranojën se çdo njeri që ka pranë kërkon t’ia hedhë dhe delirin e lindur bashkë me LSI-në për të futur një sferë të madhe në një sferë të vogël, që i ngrinte krye sa herë ngacmohej prej të qenit në paqe e sidomos prej komplimenteve pa karar a thashethemeve me zarar që i bënte shpura e pandarë e servilëve të tij, injorantë deri në dhimbje e dallkaukë deri në bezdi, me të cilët është rrethuar tradicionalisht për t’u mbrojtur nga ata pak bashkëpunëtorë me mend që ka pasur afër, e ftova për bisedën që bëmë. Sapo kishin nisur debatet e keqkuptimet në shtyp për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kërcënimin jetik që u vinte partive të vogla nga sistemi spanjoll ose, siç u pagëzua qysh në fillim, sistemi i Kaçit, që e bënte kërcënimin e supozuar të dukej edhe më i zi për shkak ti reputacionit që Kastriot Islami gëzonte në mjedisin politik, posaçërisht atë opozitar, si “nëna e gjithë intrigave” në familjen socialiste. Shtuar këtu edhe alergjia e lëkurës që u shkaktohej reciprokisht të dyve, Meta e Islamit, kur njëri dëgjonte emrin e tjetrit, s’ishte aspak e zorshme të hamendësoje se terreni psikologjik për reformën ishte i minuar nga mosbesimi total pa nisur ende puna e përbashkët që duhej të bënim për të. Qëllimi im ishte pikërisht çminimi i atij terreni, duke i folur hapur Ilirit dhe duke i kërkuar që ti mos lejonim të na ngatërrohej me llafe rrugësh e kafenesh at proces që ishte natyrshëm boll i ngatërruar, ndërkohë që pa asnjë dyshim, jo vetëm që s’dëshiroja tkurrjen e LSI-së, po përkundrazi besoja me bindje të plotë se modeli spanjoll zgjidhte shkëlqyeshëm qoftë ekuacionin e fitores të zgjedhjeve, qoftë problemin e bashkëjetesës së vështirë mes dy partive tona.

“Reforma zgjedhore”, i thashë pakashumë, “është një proces tejet delikat, sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me vetë klasën politike, prek interesa, ngjall orekse, krijon shtigje shumë të shpeshta për dyshime, keqinterpretime, keqkuptime. Unë s’kam asnjë arsye në botë ta fus reformën në një rrugë që na ndan. Modeli spanjoll me duket absolutisht më i përshtatshmi, të paktën nga sa unë kam lexuar mes modelesh të ndryshme, qoftë për PS-në, qoftë për LSI-në. Por nëse ty kjo nuk të rezulton kështu, jam plotësisht i gatshëm të vendosim ndryshe. E vetmja gjë që të kërkoj është që konkluzionet t’i nxjerrim jo me hamendje, as me dyshime reciproke, as me llafe që ikin e vijnë vesh më vesh dhe ty të ndikojnë për keq. Mblidh njerëzit e t’u të besuar, ata që marrin vesh nga kjo ponë, jepu detyrën të bëjnë analizat përkatëse dhe më thuaj. Nëse do të flasësh edhe me Kastriotin, e ke në dispozicion për të gjitha sqarimet tona.”

Duhet një penë që unë s’e kam për ta vizatuar me fjalë portretin e Ilir Metës kur është i gjithi i pushtuar prej sëkëlldisë së dyshimit e të frikës që i shkon në kockë dhe ia paralizon lidhjet mes trurit, figurës e zërit, fytyra i buzëqesh ndërsa sytë i lëvizte ngado për të mos ndaluar mbi fytyrën e të dyshuarit në karrigen përballë, njërën dorë, atë pa celular, e ve në mes duke kapur rripin e pantallonave. Fjalitë që thotë janë të rralla, tek-tuk edhe pa asnjë lidhje me bisedën, një mërmërimë në formë “ë”- je të zvargur i del hera-herës sikur njëkohësisht ndjek bashkëfolësin e i thotë vetes, po të dëgjoj po s’të flas dot tani, çohet për ndonjë telefonatë po pa lidhje, ulet prapë, derisa në fund, pasi dëgjon e dëgjon, plas papritmas në vaj të qeshur buçitëse me kokën e shtriqur pas e supet që tunden nga gazmendi, pastaj dëgjon edhe njëherë të njëjtën gjë nga ana e bashkëbiseduesit të sëkëlldisur po ashtu ngaqë s’i vjen asnjë valë tjetër veç dyshimit të përçuar nga çdo pore e Ilirit dhe çohet duke thënë gjithnjë një frazë që lidhet me një “mirë do flasim”.

Pikërisht kështu e mbylli edhe atë bisedë duke thënë. “Mirë, flori, kuptova, do ta shoh e do flasim!” “Një gjë unë them që sot me bindje”, i thashë duke u ngritur në përpjekjen finale, të kotë, që të ngulja gozhdën e shtrembëruar nga goditjet e përsëritura të arsyetimit në veshët e bukosur të Ilirit, ku e ndieja që zëri im hynte vetëm zhurmë turbulluese: “Me sistemin spanjoll jemi qetësisht fitimtarë, të pakën derisa Saliu të jetë në politikë. Nëse ti s’e krijon këtë bindje, gjejmë një zgjidhje tjetër, s’ka asnjë problem.” Por, fatkeqësisht për shumicën e këtij populli, problemi kishte lindur dhe zgjidhja tjetër kishte vdekur para se ta kërkonim, lavjerrësit në kokën e Ilir Metës i kishte ardhur ora për të lëvizur djathtas, ndërsa Ilirit dita për të bërë sikur po lëvizte më majtas, që të shpëtonte të majtën, socialistët e vërtetë, vetë Shqipërinë nga një pazar i madh, që në fakt s’ishte gjë tjetër veçse shprehja e frikës së tij imagjinare se mund të mbetej vetë jashtë pazarit.

Dy ditë më vonë e pashë në televizion të deklaronte fillimin e aventurës që, përveç të tjerave, e ktheu në dy vjet makth për kryeqytetin e Shqipërisë Këshillin Bashkiak të Tiranës, i cili, falë flirtit të Saliut me Ilirin deri në qershorin e vitit 2009 dhe martesës së të dyve në korrik të po atij viti, mbeti dy herë rresht pa buxhet të miratuar, u bllokuan të gjitha investimet nga taksat e qytetarëve, ngrinë projekte të rëndësisë së gjithanshme për Tiranën, për çerdhe, kopshte, shkolla, qendra komunitare, rrugë, parqe, linja të reja autobusësh, shpërndarje banesash sociale, gjithçka që ishte gati për t’u bërë realitet. Rrethimi primitiv katërvjeçar i Saliut hyri kështu në fazën e një barbarie të pandodhur kurrë ndonjëherë në një qytet europian dhe këdo që kam pyetur ndër krye tarë bashkish nga Amerika Latine, Afrika, Azia, kanë ngritur supet të çuditur për mundësinë e një paudhësie të tillë, sepse ndryshe nga Shqipëria, ku opinionistë që janë rreshtuar shqytarë në listën e pagave të qeverisë, të quajtur për zakon analistë të pavarur, këtë e komentonin si një nyje që duhej këputur duke larguar kryetarin e opozitës nga bashkia, jo kryeministrin barbar nga qeveria, bashkëbiseduesit e mi të rastit më thoshin se në vendet e tyre qeveria do të humbiste karriget po të guxonte t’ia bënte një qyteti çfarëdo, jo më kryeqytetit të vendit, një karshillëk kaq të dëmshëm.



Edi Rama: Si u njoha me Fatos Nanon dhe si hyra në politikë





Më poshtë pjesë nga libri Kurban i Edi Ramës, prezantuar dje në një nga sallat e Hotel Sheraton. Në këtë pjesë, Rama flet për Fatos Nanon dhe momentet e njohjes me të, për të cilat përdoret shpesh politikisht, një shprehje e Nanos që e “gjeti refugjat thonjpaprerë”. Më poshtë, e vërteta sipas Ramës:





“….Palaçollëku më i fundit kishte qenë një komision hetimor kundër meje në të hyrë të njëjtit vit, që ishte në fakt vijim atavik i një bashkëpunimi të vendosur mes Fatosit e Saliut qysh në kohën e katharsisit, atëherë kur, – me ndihmën e drejtpërdrejtë të armikut historik, i cili nuk çonte PD-në në Kuvend për t’u lënë fushë të lirë socialistëve të shqyenin njëri-tjetrin në kacafytjen e tyre torturuese sa në rrugë e sa në sallën kuvendore ku qeveria s’i arrinte dot numrat për të hapur seancat e miratimit të ministrave – “Konti i Montekristos” realizoi hakmarrjen e planifikuar duke e detyruar të dorëzohej qeverinë e Ilir Metës.

Ishte vetëm pika e parë e planit të bashkëpunimit mes ish Presidentit dhe ish të burgosurit të tij, ku parashiheshin me radhë goditja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, – ai që Saliu e ngrinte dhe ulte paturpësisht me nofkën Mark Abdia, – pastaj me komisione hetimore parlamentare për kryetarin e SHIK-ut dhe më tutje kryetarin e Bashkisë së Tiranës, pra mua, armikun e shpallur të Saliut qysh në dekikat e para të krijimit të Partisë Demokratike dhe mikun armik të Fatosit qysh nga dita inaugurale e katharsisit, kur u tregoi para kamerave fshatarëve të mbledhur në një pijetore në Pezë sesi më kishte gjetur rrugëve në Francë, refugjat thonjpaprerë, që merresha me kontrabandim ikonash, ndërkohë që ishim takuar në fakt për herë të parë në zyrën e tij në ditët e rikthimit tim disaditor në Tiranë nga Parisi pas shumë kohësh, vetëm pak muaj pas rikthimit të tij në atë zyrë me fitoren e qershorit 1997.

Ruaja një mbresë të shkëlqyer nga nata e asaj fitoreje, kur rastësia e solli që edhe të flisnim për herë të parë me njëri-tjetrin. Atë mbrëmje isha në shtëpinë e Bashkim Shehut në Barcelonë, mik i mirë me të cilin shihemi rrallë, po është përherë kënaqësi e posaçme të bisedosh (…)

Ndiqnim rezultatet me telefon kur, në një nga bisedat me Avokatin, më kaloi “Mjekrën”, siç e quanim mes nesh Fatos Nanon, që pasi e urova për fitoren, më çuditi me përgjigjen: “Është rasti të të uroj edhe unë ty, sepse kjo është fitorja ime sa ç’është jotja, pres të shihemi shpejt!” Më çuditi, sepse ishte ngrohtësisht miqësor, a thua se njiheshim që gjithmonë dhe kishte përulësinë e sojit më të mirë të njerëzve të suksesshëm, që famën apo fuqinë e përçojnë si gjerësi shpirtërore, cilësi që më vonë vajti duke iu tretur paralelisht me humbjen e sigurisë, sidomos pas katastrofës së 14 shtatorit të një viti më vonë. Në zyrën e tij më çoi një tjetër soj i veçantë njeriu, i ndjeri Gramoz Pashko, rebeli mondan dhe eklektik i Lëvizjes së Dhjetorit ’90, që kishte dalë nga paraskena politike dhe ndihmonte pas kuintave si këshilltar kryeministrin që rrëzoi në vitin ’91, për të ringritur Shqipërinë e rrëzuar nën gërmadhat e piramidave që la mbas vetes në ’97-ën binjaku komunist e bajraktar i Pashkos në krye të asaj lëvizjeje.

Fatosi më priti me shumë dashuri, duke rrëzuar në pak minuta çdo barrierë të mosnjohjes dhe më ftoi përzemërsisht në shtëpinë e tij për darkë, pasi takova po aty, në zyrën e tij, edhe gruan e vet fisnike Rexhinën, e më tregoi që do të nisnin të bijën në Paris për shkollim, duke më kërkuar shumë vëllazërisht të mbaja sa të mundesha një sy të hapur vëmendjeje ndaj saj.

Jemi takuar më mbrapa edhe në Paris, kur erdhi në krye të delegacionit qeveritar. Drekuam në një restorant të bukur pranë Operës së Bastijës, ku vazhdoi të mundohej të më bindte pse duhej të kthehesha në Tiranë, ma kishte thënë disa herë në formë sfiduese, për t’iu bërë krah atij që ndihej “i vetmuar si në burg në lartësinë morale dhe intelektuale nga e qeveriste Shqipërinë, i rrethuar me pleshta e parazitë që meritonin t’ua mbyllte çadrën e t’i linte të kalbeshin në shi”, pa munguar të më falënderonte, siç nuk harroi ta bënte në asnjë nga kontaktet tona telefonike për herët që e ftoja, në fakt me shumë kënaqësi, Edën, vajzën e tyre vërtet të mrekullueshme, për darka me miq në shtëpi a ndonjë festë sallonesh parisiene.

E nëse im atë s’do të më kishte sjellë befasisht në prill të vitit 1998 për funeralin e vet në Tiranë, duke më futur në një dëshpërim hutues dhe kallur në shpirt një ndjenjë brejtëse faji për jetën arratiske, që më shtynë të pranoja dorashkën e Fatosit, i cili, rastësia deshi të ishte duke riformatuar qeverinë pikërisht në të thyer të atij prilli, – s’kishte as edhe një gjasë që unë t’i përgjigjesha apelit të përsëritur të kryeministrit të vendit për të lënë botën e artit dhe qytetin me të cilin isha dashuruar asokohe i gjithi e për të hyrë në arenën ku jam sot e gjithë ditën.

Po katharsisi nëpër pijetoret e Shqipërisë kishte nevojë për meze që të shoqëronin “betejën parimore” teksa ngriheshin dollitë për shëndetin e atdheut në rrezik dhe spektatorët e asaj kacafytjeje donin mish të cilësisë së pare jo llafe, kështu që s’pyeste më konti i kthyer me thikë në gojë se kë therte publikisht ndër “miqtë” për ta bërë joshës, al sangue, ushqimin që i hidhte turmës.

Për Saliun e gjitha ishte një dhuratë nga qielli, një punë e pistë e bërë me duart e kundërshtarit për të shkatërruar në fund fare vetë kundërshtarin, siç edhe ndodhi në të vërtetë më tutje. Ndërsa për Fatosin katharsisi ishte fundi i fillimit aq premtues të orëve të veta më të mira dhe fillimi i fundit të shkëlqimit të vet si pjella fenomenale e një partie të vjetër e të madhe shqiptare, së cilës, ca falë fatit të mirë e pastaj të keq personal, ca prej konstitucionit moral të vetë asaj dhe ca sepse ishte i zoti të fliste e të bënte gjëra që askush tjetër s’i bënte dot si ai në tërë ato vite të rëndëngarkuara, i dha me lidershipin e tij Partisë Socialiste fuqinë për të rilindur si force e shpresës, siç i dha më votë edhe dërrmën për të lënguar. Saliut i interesonte zhvillimi i planit të kontit tanimë kryeministër, kurse për Fatosin e kthyer në një limokondor gojëfarmak, tjetërsuar thellë nga rrethana që ia shuan dritën e brendshme e ia nxorën mbi sipërfaqe të gjitha dobësitë degraduese, rikthimi i dytë në krye të qeverisë kishte thjesht trajtën e të shijuarit të pushtetit jo më si fuqi afirmimi të unit përmes ndryshimit të vendit e jetëve të njerëzve, po vetëm afirmim të fuqisë së ushtruar drejtpërdrejt mbi njerëzit, sidomos njerëzit që udhëhiqte, ndaj të cilëve ndihej shpesh si një diell fatkeq që u kishte dhënë gjithçka, jetë, dritë, punë “ca qenieve që nuk e meritonin atë mbi krye” ose pse ishin thjesht “legenë” për të mos thënë një fjalë tjetër që e kishte në majë të gjuhës në radhë të parë për puthadorët e tij ose pse ishin “mosmirënjohës të pakorrigjueshëm”. Tek këta të dytët, “mosmirënjohësit”, isha edhe unë, madje në krye të listës…”

3Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:35 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Pakti i PS: Ja si do miratojmë ligjet me 84 vota

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Ligjet-300x191

Luis Tanushi

TIRANË- Partia Socialiste dorëzoi dje në parlamentin draftin për shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 e votave duke parashikuar nisjen e procesit këto ditë dhe përfundimin në prill të vitit tjetër. Në draftin e dorëzuar nga Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj kërkohet ngritja e një grupi Ad hoc për diskutimin e projektligjeve që do të duhet të shqyrtohen, ku fokus të veçantë do të ketë reforma në drejtësi. Ajo që vihet re është se fillimisht kërkohet miratimi i Kodeve, dhe më pas në sesionin e ri parlamentar, reformimi i institucioneve të rëndësishme të drejtësisë.

Në parim, ndryshimet e Kodeve janë thjesht teknike dhe nuk kërkojnë vullnet politik. Kodi më i debatuar është ai Rrugor ku ekspertët kanë shprehur kundërshtime pasi parashikohen gjoba në nivele shumë të larta. Në një kohë kur paga minimale në Shqipëri është më pas se 20 mijë lekë, gjobat për shkeljet rrugore arrijnë në 40 mijë lekë.

Në kalendarin e dorëzuar dje në Kuvend kërkohet nisja e procesit për shqyrtimin e projektligjeve për Shërbimin Civil, për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, për Konferencën Gjyqësore, për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Kodin e Procedurës Penale etj. Në rast të pranimit të këtij drafti, socialistët deklarojnë se do të japin votat për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. “Mbi këtë bazë jepet dakordësia se do të votohet çdo produkt të këtij procesi, i cili duhet të administrohet me të njëjtat parime të vlefshme për procesin e reformës zgjedhore: bashkëdrejtim, konsensus për çdo çështje e nen, mbështetur mbi kriterin themelor të përputhjes së legjislacionit tonë me standardet evropiane”,- thuhet në letër. Socialistët shprehen se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës e transparent për shqyrtimin e projektligjeve që kërkojnë 3/5-at e votave të anëtarëve të Kuvendit nga Komisioni Kuvendor i Ligjeve, duke marrë në shqyrtim të gjitha ndërhyrjet e nevojshme përmirësuese që janë propozuar si dhe ato që do të propozohen nga ekspertët e të gjitha palëve pjesëmarrëse.

Në letrën që i është bashkëngjitur draftit, kërkohet që komisioni Ad-hoc të jetë i vendosur pranë Komisionit të Ligjeve, i cili, bazuar në kalendarin përkatës të miratuar nga ky komision, të ndërtojë një proces intensiv pune për shqyrtimin e projektligjeve të propozuara dhe projektligjeve të reja që do të duhet të shqyrtohen në kuadrin e reformës në drejtësi. Për të garantuar ekuilibrin pozitë-opozitë, socialistët propozojnë që komisioni të ketë përbërje të barabartë të dy palëve duke pasur konsensusin si parim bazë të vendimmarrjes së tij bazuar edhe në përvojën e komisioneve ad-hoc të reformave zgjedhore. Për shkak të rëndësisë së projektligjeve, opozita kërkon që të marrin pjesë edhe konstitucionalistë si edhe ekspertë vendas (akademikë, pedagogë të së drejtës, ekspertë të disiplinave të ndryshme nga radhët e avokatisë, shoqërisë civile etj) rast pas rasti sipas fushave.

Ndihmë në procesin ligjvënës pritet që të sigurohet nga ekspertiza e kualifikuar ndërkombëtare përmes asistencës së misioneve të BE (Euralius), SHBA (OPDAT), USAID, OSBE etj që asistojnë aktualisht sistemin e drejtësisë. “T’ju kërkohet institucioneve përgjegjëse që nisur nga koha e gjatë që ka kaluar të shprehen nëse kanë propozime të reja rreth projektligjeve të propozuara prej tyre. E njëjta kërkesë t’ju adresohet edhe agjencive dhe misioneve të asistencës që kanë kontribuar në procesin e hartimit të këtyre projektligjeve për të dhënë komentet përkatëse rreth këtyre projekt-akteve (Euralius, OPDAT, USAID, OSBE etj)”, thuhet në letrën që nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj i dorëzoi dje kryetarit Ilir Rusmali dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.





Fatmir Xhafaj: Shpresojmë të ketë reagim pozitiv

“Unë shpresoj se do të ketë një reagim pozitiv, se do të gjejmë gjuhën e përbashkët në sensin e nevojës që ka për t’i miratuar këto ligje me shumicë të cilësuar. Në mënyrë të veçantë fokusi ynë është i lidhur me sistemin e drejtësisë dhe ligjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë”,- tha dje Fatmir Xhafaj në emër të PS-së. Ai shpjegoi se është kërkuar që reforma të nisë nga sistemi i drejtësisë për shkak se problemet janë më evidente në këtë fushë. “Është një problematikë e cila sa vjen edhe thellohet dhe për shkak të qasjes negative që ky pushtet ekzekutiv, por dhe vetë strukturat e pushtetit gjyqësor janë duke demostruar, siç kanë qenë mbledhja e fundit e KLD-së, apo një sërë veprimesh të tjera që dëshmojnë një qasje jo pozitiviste. Një përpjekje për veprime klienteliste dhe korruptive për ta ngushtuar edhe më shumë lakun ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe prokurorisë”,- tha Xhafaj.



Mazhoranca në pritje të kryeministrit Berisha

Mazhoranca nuk ka dhënë ende mendimin e saj në lidhje me kalendarin e reformës të propozuar nga pozita. Burime nga PD pohuan se janë duke e shqyrtuar si kalendar dhe ende nuk ka një vendim konkret se si do të procedohet më tej. Përgjigja është vonuar edhe për shkak të mungesës së kryeministrit Berisha, i cili prej dy ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni. Burime nga PD thanë se ai është njohur me propozimet e PS-së, por ende nuk ka dhënë përgjigjen e tij.



Kalendari për shqyrtimin dhe miratimin nga Kuvendi të projektligjeve me 3/5

I. Periudha Nëntor – Dhjetor 2011

1. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9317, datë 18.11.2004 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”.

2. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”.

3.1. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”.

3.2. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”.

4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

4.1. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

4.2. Projektligje “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”

4.3. Projektligj “Për disa ndryshime she shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”



II. Periudha Janar – Shkurt 2012

5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

5.1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

5.2. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

5.3. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

7. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8653, datë 31.07.2000, “Për ndarjen administrative – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.



III. Periudha Mars – Prill 2012

8. Projektligji “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”.

Gjithashtu hapja e procesit për shqyrtimin e projektligjeve për Shërbimin Civil, për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor, për Konferencën Gjyqësore, për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë, për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për Kodin e Procedurës Penale etj – projektligje këto pjesë e planit të veprimit kombëtar dhe strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë të miratuara nga Këshilli i Ministrave, pjesë e rekomandimeve të Opinionit dhe Raport Progresit si dhe të kërkuara nga Opozita dhe vet Institucionet kushtetuese të sistemit të drejtësisë.





Shëndetësia, Tavo përplaset me Vasilin

Komisioni i Ligjeve shtyu propozimin e deputetit Vangjel Tavo për disa ndryshime në ligjin për Arsimin e Lartë, konkretisht për Fakultetin e Mjekësisë. Deputeti Tavo deklaroi se në shërbime janë zgjedhur si drejtues persona me gradën shkencore “Doktor”, duke shmangur ata me gradë shkencore më të lartë “Profesor”. Edhe pse parimisht dakord, deputetët e mazhorancës dhe të Opozitës kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin e projektligjeve. Të dy palët kërkuan që të pranishëm në mbledhje të ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. Por, edhe pse aderojnë në të njëjtën forcë politike, kohët e fundit deputeti Vangjel Tavo ka lëshuar një sërë akuzash për punë të dobët në drejtim të Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili. Në javët në vazhdim pritet rishqyrtimi i këtij ligji nga Komisioni i Ligjeve, tashmë ehe me një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.



Topi: Politika të reflektojë për kërkesat e BE-së

Presidenti Bamir Topi i bëri thirrje liderëve politikë që të reflektojnë për integrimin e vendit. Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino, Kryetari i Shtetit shprehu besimin se, pavarësisht vështirësive për gjetjen e rrugëve të një bashkëpunimi konkret dhe të menjëhershëm, përmes edhe vendosjes së urave të përbashkëta të komunikimit dhe dialogut institucional, klasa politike shqiptare do të dijë të reflektojë dhe të vendosë si përparësi të agjendës së saj politike interesat madhore të qytetarëve shqiptarë. Kreut i shtetit vuri në dukje se klasa politike shqiptare, edhe pse është ende e përfshirë në vorbullën e debatit dhe retorikës politike për çështje të ditës, i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me përparimin integrues evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim. Presidenti Bamir Topi vlerësoi politika shqiptare do të dijë të dëshmojë maturinë, përkushtimin dhe vullnetin e duhur politik për t’u reformuar e për të plotësuar të gjitha kriteret e integrimit në Bashkimin Evropian, çfarë përbën edhe përparësinë kryesore të politikës sonë të jashtme. Gjatë vizitës në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefano Sanino zhvilloi takim me kryetarin e PS Edi Rama.

4Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:38 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Takim Rama-Topalli, batuta pë integrimin dhe për… gratë

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Rama-topalli-japin-doren-300x262

Denis Dedej

Pas batutave në distancë, Edi Rama dhe Jozefina Topalli janë takuar dje ballë për ballë duke shkëmbyer batuta kundrejt njëri-tjetrit, por në fund kanë pranuar edhe të shtrëngojnë duart. Takimi midis dy politikanëve ka ndodhur në konferencën e organizuara nga OSBE me temë “Rritja e Rolit të Gruas në qeverisje: Premtim i mbajtur?”. Ky shtrëngim duarsh mes Ramës dhe Topallit është i rrallë në historinë e politikës shqiptare.

Takimi ishte lajmëruar që të niste në orën 12:00. Kryetari i PS-së, Edi Rama dhe kreu i OSBE-së, Eugen Volfarth mbërritën pak minuta përpara, por u detyruan që të prisnin pjesëmarrësit e tjerë që konferenca të niste punimet. Pasi kaluan disa minuta përtej orarit që ishte parashikuar, kryetari i PS-së ka hedhur sytë nga ambasadori i OSBE-së për të nënkuptuar se pse takimi s’po nis. Ky i fundit i ka kërkuar kryesocialisti që të presin dhe pak. “Kur pret ti qe je gjerman, unë në rregull jam”,- ka replikuar Rama duke iu referuar mungesës së Topallit.

Më tej, punonjësja e protokollit të prezencës së OSBE-ODHIR, e cila merrej dhe me organizimin e konferencës, iu është afruar Edi Ramës dhe Eugen Volfarth për t’i kërkuar që të prisnin 2-3 minuta dhe më pas të fillonte aktiviteti, pasi mungonte kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ishte duke ardhur. Pas këtij lajmërimi, duke buzëqeshur Rama tha se “po si e ka 2-3 minuta ajo, me të reja apo me të vjetra…”. Ndihmësja e ka kreut të OSBE-së e përktheu këtë batutë dhe kërkoi mirëkuptimin e kreut të opozitës për të pritur pak më shumë, pasi sipas tij, “gratë duheshin respektuar”. Por, kreu i selisë rozë nuk e ka lënë me kaq këtë bisedë, madje ai ka këmbëngulur sërish përmes batutave të tij, por këtë herë duke ngritur pak tonalitetin e zërit dhe duke iu drejtuar garave të pranishme me fjalët: “Po këto në sallë çfarë janë…”. Kjo batutë e Ramës shkaktoi të qeshura në sallë.

Pasi kishin kaluar rreth 30 minuta, kryetarja e Kuvendit i është afruar panelit të të ftuarve dhe i ka zgjatur dorën kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky i fundit, gjatë shtrëngimit të duarve, ka preferuar që ta presë me një batutë kryeparlamentaren duke iu drejtuar me fjalët: “He moj Jozefinë, kush e vonon integrimin tani”. Jozefina Topalli nisi të qeshë dhe iu përgjigj kryetarit të opozitës duke thënë: “Ti, ti”.

Dy politikanët, të cilët ditët e fundit kanë shkëmbyer replika në distancë, nuk kanë diskutuar gjë tjetër midis tyre. Në panelin e të ftuarve ishte i pranishëm dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Midis Metës dhe Ramës nuk ka pasur ndonjë kontakt apo përplasje gjatë momentit të zhvillimit të konferencës së organizuar nga prezenca e OSBE-së.

Batutat e shkëmbyera me Eugen Volfarth dhe me Jozefina Topallin, nuk kanë qenë të vetmet nga Edi Rama. Kryetari i Partisë Socialiste ka pasur një tjetër shkëmbim fjalësh me një tjetër të pranishëm, me ministrin e Punëve Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera. Ministri i qeverisë Berisha, i cili është anëtar i shoqatës së minoriteve grek OMONIA, është përshëndetur nga lideri i socialistëve në greqisht. “Ti kanis”,- është shprehur Rama duke buzëqeshur, ndërsa Ksera i është përgjigjur në të njëjtën gjuhë me fjalët: “kala, kala”. Batutat midis politikanëve u shkëmbyen gjatë takimit në organizuar në një holeve të njohura në Tiranë, në kuadër të konferencë dyditore të organizuar nga OSBE-ja për rritjen e rolit të grave në qeverisje.





Rama dhe Meta shmangin kontaktet me njëri-tjetrin

Teksa Edi Rama pranoi që të takohet me Jozefina Topallin, e njëjta gjë nuk ndodhi me Ilir Metën. Edhe pse kanë qëndruar për më shumë se 10 minuta në të njëjtën sallë duke pritur të niste takimi, Rama dhe meta nuk i janë afruar njëri-tjetrit. Ata ishin ulur në reshtin e parë, por mes tyre ndodheshin disa gra të ulura. Në pjesën më të madhe të kohës si Rama, ashtu edhe Meta kanë mbajtur kokën në krahun tjetër. Edhe në podium, Rama e Meta kanë qëndruar në skajet e tavolinës dhe në asnjë rast nuk kanë folur me njëri-tjetrin.





Batutat Rama-Volfarth-Topalli në në konferencën për rritjen e rolit të gruas në qeverisje

(Ambasadori i OSBE-së dhe kryetari i PS-së u ulën në tryezë dhe pritën mbërritjen e kryetares së Kuvendit që të fillonte takimi).

Eugen Volfarth: Ju lutem, presim pak z. Rama

Edi Rama: Kur pret ti qe je gjerman, unë në rregull jam.

(Dy personaliteteve i afrohet punonjësja e protokollit e OSBE-së)

Punonjësja e OSBE: Të presim 2-3 minuta…

(Kryetari i PS-së u drejtohet të pranishmeve ngjitur tij…)

Edi Rama: Po si e ka 2-3 minuta me të reja apo me të vjetra…

(Ndihmësja e kreut të OSBE ia përkthen batutën në anglisht)

Eugen Volfarth: Le t’i presim gratë se duhen respektuar.

(Kreu i opozitës qesh dhe replikon sërish)

Edi Rama: Po këto në sallë çfarë janë…

(Gratë e pranishme në këtë aktivitet qeshin. Më pas tryezës i afrohet kryetarja e Kuvendit dhe i jep dorën kryesocialistit)

Edi Rama: He moj Jozefinë, kush e vonon integrimin tani.

(Kryeparlamentarja replikon duke qeshur)

Jozefina Topalli: Ti, ti.

* * *

(Gjatë momentit që kryesocialisti ishte ulur në tryezë, vjen edhe ministri i Punës dhe Shanseve të Barabarta, Sprio Ksera, i cili përshëndetet me kreun e PS-së).

Edi Rama: Ti kanis (Përshëndetje në greqisht)

Spiro Ksera: Kala, kala.





Eugen Vollfarth, kreu i OSBE-së

“Gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në politikë. Tepër gra të forta, të afta dhe energjike vazhdojnë të jenë të përjashtuara nga postet e zgjedhura. Partitë politike duhet të bëjnë më shumë në lidhje me respektimin e kuotës gjinore dhe të vendosin emrat e kandidateve gra në mënyrë më të spikatur në të gjitha listat zgjedhore”.



Edi Rama, kryetari i PS-së

“Futja e kuotës në listat e zgjedhjeve politike ishte një hap i domosdoshëm, megjithëse në pikëpamjen time dhe në pikëpamjen tonë të PS do të duhej një formulë e ndryshme, do të duhej një kuotë horizontale, jo vertikale. Çka do të thotë se në rast se çdo parti politike merr përsipër, e detyruar edhe nga ligji, një pjesëmarrje 30% të grave, kjo do të duhej të ishte në linjën horizontale”.



Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit

“Ka një kontradiksion të madh midis asaj që themi dhe asaj që shohim. Ka një kontradiksion të madh për faktin se çështja e fuqizimit të gruas nuk është vetëm një çështje kombëtare, por është çështje globale. Është një çështje që trajtohet në çdo shoqëri, pavarësisht nga historia që ato kanë pasur. Dhe në shumicën e rasteve e kanë pasur histori më të lumtur se historinë tonë”.



Rama-Topalli përplasen edhe me fjalime

Krahas batutave të shkëmbyera përpara nisjes së konferencës së organizuara nga OSBE, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli janë përplasur midis tyre përmes rreshtave në fjalimet e tyre. Fillimisht ka qenë kryetarja e Kuvendit që ka thënë: Diferenca midis burrit dhe gruas është se gruaja është krijuese, burrat zakonisht janë më shkatërrues. Gruaja di të marrë përgjegjësi ashtu si i merr në familje. Gruaja di si drejtohet familja. Gruaja di se si rregullohen punët e shtëpisë. Gruaja di se si ruhen ekuilibrat brenda familjes. Po ashtu gruaja di të rregullojë punët e shtetit, punët e shoqërisë. Ne gratë shohim me optimizëm”, – është shprehur Topalli gjatë takimit. Për këtë pjesë fjalimit kryesocialisti ka bërë një koment në fund të fjalimit të tij. “Më lejoni që t’i vë pikën duke thënë; Jam absolutisht dakord me atë që tha Jozefina që gruaja është krijuese. Po burrin mos ta quajmë shkatërrues, por ta quajmë bashkautor të paktën. Pastaj që ka dhe burra shkatërrues kjo është jashtë çdo dyshimi. Dhe pikërisht pse ka burra shkatërrues duhet të ketë shumë më tepër gra krijuese edhe në politikë”,- ka replikuar Rama.

5Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:38 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Ligji i plehrave hyn në fuqi më 22 nëntor

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Karikatura-plehra-300x280

Emirjon Senja

Ligji që lejon futjen e plehrave në Shqipëri u botua dje në Fletorën Zyrtare duke i hapur rrugën kështu hyrjes së tij në fuqi dhe fillimit nga zbatimi në ditët në vijim. Fletorja mban numrin 148 dhe sipas të dhënave, ligji pritet të fillojë së zbatuari më datë 22 nëntor. Bashkë me ligjin, në Fletoren Zyrtare është botuar edhe rrëzimi i dekretit të Presidentit nga parlamenti, i cili dy javë më parë e ktheu atë mbrapsht me argumentin se ligji nuk jepte garanci për mbrojtjen e mjedisit në vend. Pas hyrjes në fuqi, kompanitë që merren me riciklimin e mbetjeve, do ta kenë rrugën e hapur për të importuar, skrap, plastikë, apo mbetje të tjera.

Shqetësimi në lidhje me ligjin, më shumë se me importin për qëllime riciklimi ka të bëjë me faktin, se në këtë mënyrë i hapet rruga përdorimit të vendit tonë si vend grumbullim i plehrave të shteteve të Bashkimit Evropian, ashtu siç e kanë pësuar edhe vende të tjera, siç është përshembull Rumania.

Administrimi i plehrave urbanë dhe aq më shumë i atyre industriale është një ndër çështjet me të mprehta të disa vendeve perëndimore. Protestat e vazhdueshme në Napoli të Italisë kundër ngritjes së një vendgrumbullimi plehrash, janë një ndër treguesit më të qenësishëm e rrezikshmërisë që mbartin ato. Problematikës shqiptare i shtohet edhe mungesa e infrastrukturës për kontrollin e imtësishëm dhe mos lejimin e hyrjes së mbetjeve në rrezikshme. Për këtë arsye, ambientalistët kanë ngritur alarmin duke kërkuar mos lejimin e futjes së asnjë lloj mbetje në Shqipëri duke e mbrojtur vendin nga vërshimi edhe i plehrave të shteteve të tjera.

Një argument tjetër i grupeve ambientaliste kundër këtij ligji, lidhet me nevojën për administrimin e plehrave shqiptare në fillim. Jo më kot, Presidenti i Republikës iu referua këtij fakti duke thënë se mbrojtja e mjedisit është një problem ende i pazgjidhur në Shqipëri. Në shpjegimin e arsyeve të kthimit të ligjit, Topi u fokusua tek neni 49, i cili lejon importin e mbetjeve me qëllim riciklimin në Shqipëri. Ai sqaroi se neni në fjalë del jashtë qëllimit të ligjit. “Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, – do të shpjegonte ai.

Problemi bëhet edhe më i madh kur nuk janë sqaruar ende termat e ligjit. Sipas tij, ndalohet çdo lloj importi mbetjesh me qëllime depozitimi në vendin tonë. Megjithatë, një kontroll jo shumë i detajuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve nxjerr në pah faktin se krahas kompanive që kanë aktivitet riciklimin, në Shqipëri ka edhe kompani të cilat krahas riciklimit merren edhe me depozitimin e mbetjeve, i cili është pikërisht aktiviteti që rrezikon kthimin e vendit në një kazan plehrash.





Si ligji lejon importin për djegie

Ligji i mbetjeve është prezantuar në mënyrë të vazhdueshme në debatet publike nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, si një “mbyllje porte” ndaj futjes së pakontrolluar të mbetjeve në Shqipëri. Rritja e kontrollit si dhe fakti që për të importuar mbetje nevojitet leja e Këshillit të Ministrave, është përdorur në mënyrë të vazhdueshme si një argument për të paraqitur ligjin si të parrezikshëm, madje në të mirë të vendit. Organizatat ambientaliste kanë bërë një analizë të kujdesshme të tij dhe kanë dalë në përfundimin se në mënyrë të fshehtë, ligji lejon importin jo vetëm për qëllime riciklimi, por edhe për djegie. Një detaj i tillë, kaq shumë i rëndësishëm për qëllimin real të miratimit të këtij ligji doli pak ditë më parë në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, kur Përfaqësuesit e Aleancës Kundër Importit të Plehrave shpjeguan arsyet se persë janë kundër çdo lloj importi të plehrave.

Importi i plehrave me qëllim djegien apo depozitimin lejohet pikërisht nga neni 22, ku përcaktohet se Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve me këtë destinacion. “Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim (djegie), kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se: Një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve; importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të mbetjeve”, – përcaktohet në nenin 22 të ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Siç bëhet e qartë edhe nga ligji, do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të vendosë në rastet kur duhet lejuar ose jo importi i mbetjeve urbanë në këtë rast. Ndryshe nga mbetjet për qëllim riciklimi që është folur deri më tani, mbetjet urbane, krahas shumëllojshmërisë së tyre dhe rrezikshmërisë që paraqesin, edhe mund të digjen duke ndotur edhe më tepër ambientin.





Fabrika kërkon importin e 4 000 ton mbetjeve plastike

Kur zbatimi i ligjit fillon më datë 22 nëntor, nëpër Evropë gjenden jo pak, por plot 4 000 ton mbetje plastike që presin të vijnë në Shqipëri. Bëhet fjalë për një kërkesë që një kompani riciklim e vendosur pranë kryeqytetit, i ka dërguar qeverisë lejimin e importit të 4 000 tonëve mbetje plastike për qëllimet e saj të biznesit. Sasia është tepër e madhe për tregun vendas, ndërkohë që nuk dihet qëllimi i përdorimit të saj.

Deri më tani, Ministria e Mjedisit nuk ka dhënë një përgjigje ndaj kësaj kërkesë për shkak se është ende në shqyrtim të saj. I kontaktuar nga gazeta, zv/ministri i Mjedisit, Taulant Bino sqaroi se bëhet fjalë për një kërkesë të ardhur nga një kompani përpunimi të mbetjeve plastike në Kashar të Tiranës. Autoritetet janë ende në shqyrtim të saj. “Kërkesa për të cilën ju interesoheni ka të bëjë me importin e mbetjeve plastike, në një sasi prej 4 000 ton. Dua të siguroj që nuk është miratuar ende dhe ne jemi në shqyrtim të saj. Kemi thirrur në konsultim publik për këtë qëllim duke vizituar edhe ambientet e fabrikës, pushtetin lokal si dhe grupet ambientaliste për të kontrolluar edhe teknologjinë që përdor kjo fabrikë”, – shpjegoi Bino.

Sipas të dhënave zyrtare, pranë Ministrisë së Mjedisit janë dërguar tre kërkesa gjatë këtij viti për lejimin e importit të mbetjeve. Njëra nga ato, kërkesë nga “Kurumi”, është miratuar, një tjetër është kthyer mbrapsht për mos përmbushje të kushteve, ndërsa kërkesa e tretë, kjo për të cilët po flasim, është ende në shqyrtim.

Përpos deklarimeve zyrtare, frika qëndron në faktin se bashkë me mbetjet që hyjnë me qëllim riciklimin ekziston rreziku që të futen edhe plehra urbane apo mbetje industriale, të cilat më pas nuk do të përdoren, por destinacion final kanë minierat e braktisura, gropat apo vende të tjera të ngjashme ku të depozitohen. Kësaj i mëshon edhe Aleanca Kundër Importit të Plehrave, të cilët theksojnë se në një mungesë të infrastrukturës monitoruese zgjidhja më e mirë është ndalimi i futjes së çdo lloj mbetje në Shqipëri. “Përpara sesa të lejohet importi duhen krijuar kapacitetet që garantojnë mbarëvajtjen e tij. Mjafton të përmendim këtu që ndërkohë që Ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve lejon importin e tyre ende nuk është miratuar ligji për lendfilldet ku duhen depozituar mbetjet aktuale”, – thekson Aleanca.

Gjatë debateve në Kuvend, deputetë të opozitës kanë deklaruar se kohët e fundit është vërejtur një shtim i vizitave të administratorëve të fabrikave të riciklimit në Shqipëri.





500 milionë qese plastike?!

Sasia e plastikës së kërkuara për import nga kompania prej 4 000 ton është tepër e madhe për tregun shqiptar pavarësisht qëllimit që do të përdoret. Kompanitë në fjalë, mbetjet e importuara i përpunojnë dhe i eksportojnë si lëndë të parë ose një pjesë të saj e përdorin për tregun vendas. Nuk dihet qëllimi real i përdorimit të kësaj sasie, por ne kemi marrë të mirëqenë faktin se ajo do të përdoret për prodhimin e qeseve plastike. Sipas standardeve, pesha e një qese plastike varion nga 8 deri në 60 gram, në varësi të madhësisë dhe trashësisë. Nga një përllogaritje e përafërt e këtyre shifrave, del se nga kjo sasi plastike që është kërkuar të importohet, do të prodhoheshin minimumi 66 milionë dhe maksimumi 500 milionë qese plastike. Kjo sasi do të mjaftonte të mbulonte me furnizim tregun e qeseve për disa vjet me radhë në Shqipëri.

Qeset plastike prodhohen nga polietileni, i cili është produkt i naftës ose edhe nga gazi natyror. Ekspertët shpjegojnë se prodhimi i tyre shkakton ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe, pa dyshim, harxhim energjie. Gjatë prodhimit të qeseve plastike, ajri ndotet me dioksid karboni në një masë të konsiderueshme.

6Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:39 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Sot në Këshillin Bashkiak diskutohen 7 projektet e Bashës

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Keshilli-bashkiak-21-shtator1-300x183

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet sot për të shqyrtuar 7 projekte të kryebashkiakut Basha. Projektet konsistojnë në ndërtimin e kryeqytetit, përmirësimin e shërbimeve të qytetit, krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.

Një ndër projektet që do të paraqiten sot do të jetë edhe krijimi i një linje të re autobusi që do të shtrihet nga qendra deri në “Qytetin Studenti”, e cila do t`i krijojë lehtësi studentëve në qarkullim dhe do t`ju ofroj shërbim në përputhje me kartën bashkiake të studentit.

Një tjetër projekt që pritet të shqyrtohet sot në këshillin bashkiak është edhe krijimi i komisionit për ndërtimin e xhamisë së re ku do të përfshihen edhe qytetarët ndërsa në përbërje do të ketë drejtues të komunitetit mysliman.

7Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:39 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Mat, vetëvritet punonjësi i hidrocentralit

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Vrasje1-300x205

Një 49-vjeçar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Madhesh të komunës Ulëz të Matit, gjë për të cilën policia konfirmon vetëvrasjen. Burimet policore saktësuan se Mëhill Gjeci gjeti vdekjen nga një e shtënë arme, me një fishek të goditur në anën e majtë të zemrës, ngjarje kjo e ndodhur rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Bëhet e ditur se 49-vjeçari punonte tek hidrocentrali mbi lumin Mat, ndërsa sapo ishte kthyer nga turni i tretë i punës. Prindërit thanë se fillimisht nuk kanë vënë re ndonjë të veçantë tek djali i tyre, ndërsa ishte kthyer si zakonisht nga puna. Në momentin që ka përshëndetur babain e moshuar, Mëhilli është futur brenda dhe ka marrë armën, ndërsa i ati pasi ka larë duart në kroin në qoshe të oborrit, është futur në shtëpi dhe po bënte kafenë, ka dëgjuar një të shtënë të vetme arme. Sa ka dalë në oborr ka vënë re djalin e tij 49-vjeçar që përpëlitej në grahmat e fundit të jetës. Aty afër ka vënë re dhe armën me të cilën kishte qëlluar veten në anën e majtë të zemrës, duke u vetëgoditur me një plumb.

Menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka bërë ekspertizën dhe sipas hetimeve të para ka konkluduar se ishte vetëvrasje.

E ëma, Dava, e pyetur për këtë ngjarje të rëndë, tha se ne nuk i kemi pasë borxh ndokujt, ndaj nuk ishte me dyshimin se dikush mund të kishte qëlluar, por ata kanë kërkuar nga policia që ta hetojnë vdekjen e të birit në çdo detaj për të nxjerrë të vërtetën.

Mëhill Gjeci ishte prind i dy fëmijëve, djalë e vajzë, 14 dhe 12 vjeç, dhe jetonte me prindërit në fshatin Madhesh, një fshat që vjen shpatit të thiktë të liqenit të Shkopetit në komunën Ulzë. / Gj.Marku

8Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:40 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Policia: Makina e Shullazit u shit në ankand nga Kuvendi

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Policia1-300x236

Policia e kryeqytetit ka sqaruar sot në një deklaratë për shtyp çështjen e makinës në të cilën u arrestua Emiliano Shullazi, e cila ishte e regjistruar në emër të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas policisë, automjeti është blerë nga Shullazi pa u kryer ende procedura e ndërrimit të pronësisë.

“Automjeti me targë TR.2703 L, nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi më datë 19 shtator 2011, shtetasi Besnik Dogushi e ka blerë këtë automjet me ankad nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit. Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, shtetasi Besnik Dogushi thekson se automjetin me targë TR.2703 L e ka lënë për ta shitur në servisin e Mercedez Benz në Laprakë dhe më pas këtë automjet e ka blerë në këtë servis, shtetasi Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi”.

Emiliano Shullazi u arrestua dy ditë më parë teksa lëvizte me automjetin Mercedes Benz, leja e qarkullimit të të cilit rezultonte në emër të institucionit ligjvënës.

9Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:40 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Rama: Fullani, kandidatura më e gabuar, vota jonë do jetë kundër

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Rama-fullani-300x243

Partia Socialiste e cilëson kandidaturën më të gabuar emrin e Adrian Fullanit për një tjetër mandat në krye të Bankës së Shqipërisë.

Menjëherë pas dekretimit të emrit të Fullanit nga Presidenti Topi, kreu socialist ka reaguar me anë të një deklarate për mediat.

“Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë. Partia Socialiste do të votojë kundër kësaj kandidature”, thuhet në deklaratën e Ramës.

* * *

Presidenti Bamir Topi dekretoi sot Ardian Fullani, për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të presidencës thuhet se “në mbështetje të nenit 93 dhe 161, paragrafi 2, të Kushtetutës së Shqipërisë, Zoti Ardian Fullani, i propozohet Kuvendit për t`u zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë”.

10Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Thu Nov 10, 2011 10:41 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Turqi, 18 ndërtesa shemben nga një tërmet 5.7 ballë



Të paktën 18 ndërtesa janë shembur në lindje të Turqisë nga tronditjet e një tërmeti 5.7 ballë, i cili e kishte epiqendrën 16 km larg qytetit Van, ku dhe u shembën ndërtesat. Në ndërtesat e shembura përfshihen dy hotele dhe një shkollë.

Goditja e tërmetit sipas qendrës sizmologjike turke është shënuar në orën 20:23 minuta. Televizioni turk TRT raporton se mbi 35 persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Rreth 1 400 tronditje pas tërmetit 7.2 ballë që goditi Turqinë tre javë më parë, tërmet i cili shkaktojë rreth 600 viktima.

11Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:22 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

“Video-përgjimi”, sot pritet të zhvillohet seanca ndaj Ilir Metës

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Ilir-Meta-5-300x207
Sot do të zhvillohet në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore ndaj ish-zv. kryeministrit Ilir Meta. Sot pritet që mbrojtja dhe Prokuroria të japin pretendimet e tyre lidhur me akt-ekspertimin e ekspertëve, të cilët e konsideruan videon si jo origjinale.

Në seancën e fundit gjyqësore tre ekspertët e përcaktuar nga Gjykata e Lartë për të bërë ekspertizën e videos Meta-Prifti deklaruan se filmimi nuk është origjinal. Menjëherë pas daljes së mendimit të ekspertëve reagoi Dritan Prifti i cili kërkoi ekspertizë ndërkombëtare duke i vlerësur ekspertët e zgjedhur nga Gjykata si të paaftë.

Sipas ish- ministrit të Ekonomisë, ekspertët kanë kryer krim me shtrembërimin e drejtësisë dhe së vërtetës ndërsa ka theksuar se ekspertiza e duhur realizohet vetëm nga specialistët e huaj .

Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zv. kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

http://zonashqiptare.co.nr

12Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:23 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

Berisha harron premtimet për 100-vjetorin e pavarësisë

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Berisha-qeveri1-300x277
Kryeministri i vendit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ka folur për “100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”. Në këtë kuadër ai tha se duhet të nisë puna për ndërtimin e parlamentit dhe stadiumit të ri ndryshe nga se kishte deklaruar një vit më parë se këto vepra do të shin gati për 100-vjetorin e pavarësisë.

Ashtu siç ndodh gjithnjë Berisha u mundua të “kanalizoi” vëmendjen tek një tjetër çështje duke deklaruar se konsolidimi i shteti shqiptar u bë gjatë mbretërisë dhe kërkoi ndryshimin e historisë.

“Duhet të nderojmë mbretin e parë të shqiptarëve i cili bëri të mdundur që pavarësia të shndërrohet në një realitet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë, por u konsoliduan gjatë mbretërisë të Zogut të I-rë. Në të gjithë kompleksitetin e historisë është e domosdoshme të dalin të vërtetat historike”, u shpreh Berisha.

Ja çfarë deklaroi Berisha një vit më parë (8 shtator 2010):

“100 vjetori duhet ta gjejë këtë republikë me tempullin e vet të demokracisë, të parametrave të arkitekturës e të funksionalitetit më modern. Ndaj le të nisë puna menjëherë për të marrë të gjitha vendimet dhe filluar sa më parë ndërtimin e parlamentit”, është shprehur Berisha në mbledhjen e qeverisë të datës tetë shtator 2010. Gjithashtu ai tha se “në 100 vjetorin e pavarësisë duhet që kryeqyteti të ketë një nga stadiumet më moderne”.

Por në cilën fazë janë këto dy projekte? Asnjëri prej tyre nuk ka nisur ende. Për Kuvendin e ri është shpallur projekti fitues por vetëm kaq. Ndërsa për stadiumin e ri, ende kjo mbetet një gjë abstrakte se si do të realizohet dhe kur.

http://zonashqiptare.co.nr

13Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:23 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

OSBE, Volfart thirrje partive: Shqipëria ka nevojë urgjente për reformë zgjedhore

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore 49516Eugen-Wollfarth-Ambasadori-i-OSBE-300x212
Shqipëria ka nevojë urgjente për reformë zgjedhore – kjo është thirrje e kreu të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart. Ambasadori u ka kërkuar partive që të ngrenë sa më shpejt komisionin parlamentar për reformën elektorale nëmënyrë që të përfshihen të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR.

“Është koha që partitë politike të mbajnë fjalën, me veprime të vërteta dhe konkrete. Shqipëria ka nevojë urgjente për një reformë zgjedhore. Komisioni duhet të ngrihet sa më shpejt. I përgëzoj të gjitha palët për nivelin e dialogut ndërpartiak që është zhvilluar ditët e fundit. Tani, i nxis të gjithë të bëjnë edhe atë hap të mbetur, ë mënyrë që procesi i reformës zgjedhore të mund të fillojë, më në fund”, shprehet Volfart.

Në deklaratën e tij ambasadori nënvizon se OSBE është e gatshme të ofrojë kontributin e saj për një reformë sa më të plotë në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mund të pltoësojnë standardet ndërkombëtare.

http://zonashqiptare.co.nr

14Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:24 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

PD: PS, 120 orë për të numrëuar votat

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Mustafaraj_albana_323012894-300x225
Partia Demokratike ka lëshuar deklaratën e radhës për kongresin e Partisë Socialiste. Duke marrë shkas nga publikimi i emrave të anëtarëve të rinj të Asamblesë Kombëtare të PS-së, demokratët kanë kritikuar vonesat në numërimin e votave.

“Sot Edi Rama shënoi një rekord të ri në historinë botërore të numërimit të votave dhe klonimit të anëtarëve të Komitetit qendror të PS-së. Për numërimin e votave të 1500 delegatëve klonar të tij, z. Rama iu deshën 5 ditë e 5 net apo 120 orë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

http://zonashqiptare.co.nr

15Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:24 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

Topi: ‘Kurbani’ do jetë pjesë e arkivës sime

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore 10145-300x201
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka qenë sot i pranishëm në Panairin e Librit të 14-të “Tirana 2011”, i cili mbahet në Pallatin e Kongreseve. Topi ka vizituar stendat e shtëpive botuese nga të cilat ka marrë edhe shumë libra dhuratë.

Në një prononcim për mediat Presidenti tha se “Kam një kënaqësi të veçantë që jam në këtë Panair Libri dhe kënaqësia ime shumëfishohet kur shikoj kaq shumë njerëz, dhe mbi të gjitha, kur shikoj brezin e ri që dëshiron të jetë në kontakt me librin! Sot është bota e teknologjisë moderne. Shumë nga të rinjtë kanë dëshirë ta përdorin internetin, por nga ana tjetër më vjen mirë që nuk e kanë humbur lidhjen edhe me librin, sepse me librin lidhja është e kahershme, është klasike dhe është shumë e rëndësishme”.

Mes librave të dhuruar për Presidentin Topi ka qenë edhe libri i kreut të opozitës Edi Rama. Për këtë ai bëri këtë koment: “Unë preferoj që kur lexoj, sidomos në këto momente, të relaksohem duke iu larguar politikës, por kjo nuk do të thotë që ato mund të mos jenë pjesë e arshivës sime. Dëshiroj t’i falënderoj, sepse sot kam marrë dhuratat më të bukura, sepse të marrësh libër, është dhurata më e bukur!”.

http://zonashqiptare.co.nr

16Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:25 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

Dorëzohet 40-vjeçari që vrau gruan në Tiranë

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Arrestim2
TROPOJË- Ismet Hysaj, 40-vjeç, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes 27-vjeçare, Edlira Doçi u është dorëzuar në fshatin e tij të lindjes Luzhë, dy punonjësve të policisë të komisariatit nr. 3 të Tiranës.

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij për motive xhelozie,sapo kishte kryer krimin kishte marrë vajzën dy vjeçe,të cilën e kishte dorëzuar te gjyshja e saj dhe ishte nisur drejt fshatit Luzhë, komuna Fierzë të Tropojës, ku ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ai është vetëdorëzuar dy policëve me origjinë nga Tropoja dhe me shërbim në Tiranë.

40-vjeçari për shkak të mosmarrëveshjeve dyshohet se ka qëlluar me thikë gruan e tij. Ngjarja e rendë që i mori jetën 27-vjeçares Edlira Doci ndodhi këtë të dielë në Tiranës.

http://zonashqiptare.co.nr

17Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:25 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

Nikollaj: Konfederata, padi kundër qeverisë

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Kol-nikollaj-kreu-i-konferedates-se-sindikatave-te-pavarura
Konfederata Sindikale e Shqipërisë në bashkëpunim me Sindikatën e Industrisë po ngre një padi publike kundër qeverisë shqiptare, me akuzat për jete të shtetasve të saj.

Lajmi është pohuar nga kryetari i konfederatës Kol Nikollaj gjatë analizës së punës së degës së saj në prefekturën e Shkodrës. Nikollaj, gjatë këtij takimi kërkoi mbajtjen e një minuti heshtje për dy shtetasit nga Tropoja që humbën jetën në punë një ditë më parë.

Ai theksoi se qeveria shqiptare po vret çdo ditë punonjësit e vet. “Konfederata sindikale akuzon qeverinë shqiptare për marrjen e jetës së punonjësve shqiptarë. Jeta dhurohet vetëm nga Zoti dhe vetëm ai mund ta marrë. Çdo papërgjegjshmëri me veprime apo mosveprime të qeverisë është e dëmshme. Së bashku me Sindikatën e Industrisë jemi duke përgatitur një padi publike për qeverinë”, u shpreh Nikollaj.

Ai theksoi se po përgatitet dokumentacioni përkatës që do t`i paraqitet qeverisë dhe parlamentit, ku do kërkohet që punonjësit e hidrocentraleve që do të privatizohen, të jenë aksionerë të tyre së bashku me pronarët e tokës.

http://zonashqiptare.co.nr

18Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:26 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

Pranga 31- vjeçarit për tentativë vrasjeje

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Vras-300x193
Shërbimet e sektorit kundër krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Angjelin Pali, 31 vjeç, lindur e banues në fshatin Grude e Re.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në mbrëmjen e së mërkurës tentoi të vriste me armë zjarri bashkëfshatarin e tij shtetasin D. Sh., 23 vjeç.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi për motive të dobëta dhe 23 vjeçari nuk ka pësuar dëmtime.

http://zonashqiptare.co.nr

19Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Empty Re: Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Fri Nov 11, 2011 9:26 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

PS, ja anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare

Gazeta Shekulli - Titujt kryesore Besnik-bare
Partia Socialiste bëri publikë emrat e përzgjedhur në Kogresin e së shtunës për të qenë pjesë e forumit të lartë drejtues të saj. Në një deklaratë për mediat, Besnik Baraj paraqiti listën e plotë të 120 anëtarëve të rinj të Asamblesë Socialiste, ku 80 do të jenë burra dhe 40 gra. Në këtë mënyrë, PS ka ruajtur kuotën prej 30 për qind për përfaqësimin e grave.

Duke e cilësuar të shkëlqyer Kongresin e PS, Baraj lexoi para mediave listën e plotë me emrat e rinj të Asamblesë Kombëtare. Në listën e re bien në sy emrat e shumë figurave të njohura në fusha të ndryshme të shoqërisë dhe emrat e shumë të rikthyerve në partinë më të madhe të opozitës.



Lista e Asamblesë Kombëtare sipas rendit alfabetik:



Adelina Farrici
Adriana Berberi
Adriatik Zotka
Afrim Bakaj
Agron Dibra
Agron Duka
Aldrin Dalipi
Alketa Hila
Anastas Angjeli
Anastas Murati
Anila Batalli
Anila Çobani
Arben Xhina
Arber Mazniku
Ardian Myslimaj
Ardit Kaja
Arjan Sula
Artan Lame
Artan Shkembi
Artur Bardhi
Azis Tahiri
Bardha Bajraba
Bardhyl Gjyzeli
Bashkim Haxhiu
Bashkim Zeneli
Besnik Dervishi
Besnik Shehu
Bledar Doracaj
Bledar Skenderi
Blendi Çuçi
Brisida Shehaj
Bukurosh Stafa
Dhimo Kote
Doloreza Sinanaj
Dritan Bici
Dritan Hila
Edi Bejko
Edmond Leka
Ejana Xhixha
Elida Gjermeni
Elisa Spiropali
Ergys Hoxha
Eridian Salianji
Erieta Allhysa
Erion Velia
Ervin Bushati
Etiona Hoxha
Etleva Bishaj
Fatos Kaja
Fatos Tushe
Fiqiri Xibri
Fjoralba Vukatana
Fredi Kokoneshi
Genc Guga
Genci Gjoncaj
Gent Gazheli
Genti Tare
Gerta Gjuzi
Gerta Lubonja
Gezim Tushi
Gjok Jaku
Gjon Bardhi
Harilla Mile
Hasan Muça
Hasie Zeneli
Ilir Beqja
Ilir Çela
Ilir Pendavinji
Ilir Zela
Irena Kallço
Iris Luarasi
Jani Jovani
Keti Bazhdari
Kiço Londo
Klement Ndoni
Kleves Muja
Koli Beli
Kozeta Fino
Krenar Cenollari
Lavdrim Sahitaj
Lili Nushi
Lindita Nikolla
Luan Hajdaraga
Luljeta Arapi
Majlinda Bufi
Maqo Lakrori
Megi Ajtyresa
Mehmet Hasalami
Merita Qato
Mezan Malaj
Mimoza Hafizi
Mira Shehu
Musa Ulqini
Namik Kopliku
Natasha Hodaj
Natasha Paço
Ndre Legisi
Ndriçim Hysa
Ndue Ndreca
Nevila Lika
Pelivan Sina
Petrit Ago
Petrit Ismaili
Petrit Malaj
Pranvera Begolli
Rajmonda Balilaj
Rajmonda Gjoni
Rakip Suli
Rovena Bahiti
Shkelqim Cani
Sokol Skura
Stefan Çipa
Suzana Hakrama
Termet Peçi
Teuta Korreshi
Theodhori Sallaku
Valbona Doçi
Valbona Zylyftari
Vangjel Ndreko
Vasil Arbaçi

http://zonashqiptare.co.nr

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions