ZonaShqiptare.co.nr
Gazeta SHQIP - Opinion 373360_263296830381277_281311100_n Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr
Gazeta SHQIP - Opinion 373360_263296830381277_281311100_n Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» seks me motren time te madhe
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyMon Jan 22, 2018 9:22 pm nga kamerras10

» seks i eger me kunatin
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyMon Jan 22, 2018 9:20 pm nga kamerras10

» Si me qiu tezja ime
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyMon Sep 11, 2017 10:54 pm nga kamerras10

» Seks me vellain
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyMon Jul 31, 2017 11:28 am nga kamerras10

» Foto te Genta Ismajlit
Gazeta SHQIP - Opinion EmptySat Feb 07, 2015 11:30 pm nga edi.devolli.1

» Foto te vipave shqiptare me te brendshme ose nudo!
Gazeta SHQIP - Opinion EmptySun Sep 14, 2014 11:42 am nga Inonimine -BOY

» Seks i ndaluar
Gazeta SHQIP - Opinion EmptySun May 04, 2014 12:39 am nga intuita_

» te pallosh kunaten
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyTue Apr 01, 2014 8:05 pm nga DeViL

» Foto nudo te Zajmina Vasjarit.
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyFri Mar 28, 2014 1:19 am nga agetamuco

» Histori Erotice (Personale)
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyThu Mar 06, 2014 5:00 pm nga Vizitor

» Kerkoj pune
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyTue Feb 04, 2014 8:38 pm nga vini_on

» seks me kunaten
Gazeta SHQIP - Opinion EmptySat Sep 28, 2013 5:49 pm nga Vizitor

» Video Erotike
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyTue Jun 04, 2013 11:14 pm nga shpetim spahiu

» Foto "HOT" te Arta Bajramit
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyWed Dec 19, 2012 11:02 am nga alexs marpalaj

» Foto "NUDO" te Rozana Radit
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyFri Nov 16, 2012 12:13 am nga Kopetenti

» Poezi dashurie
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyFri Jun 29, 2012 9:18 am nga oltian cerri

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyFri Jun 29, 2012 9:14 am nga oltian cerri

» Live The Life Welcome!!
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyFri Mar 16, 2012 4:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyThu Feb 09, 2012 9:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyFri Jan 20, 2012 3:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyFri Jan 20, 2012 2:02 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Gazeta SHQIP - Opinion EmptySat Jan 14, 2012 8:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Gazeta SHQIP - Opinion EmptySat Jan 07, 2012 9:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyWed Dec 28, 2011 3:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyFri Dec 16, 2011 4:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyTue Dec 06, 2011 10:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyTue Dec 06, 2011 9:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyTue Dec 06, 2011 9:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyTue Dec 06, 2011 9:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Gazeta SHQIP - Opinion EmptyTue Dec 06, 2011 9:47 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
DeViL (367)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
Amarda (324)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
Star Girl (222)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
Android (127)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
The Game (120)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
PLUTO (114)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
Jennifer (46)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
FoX (33)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
GT (22)
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 

Most active topic starters
Sweetness
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
DeViL
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
PLUTO
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
Amarda
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
FoX
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
Star Girl
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
The Game
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
GT
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
Dreamer
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 
Hp
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcapGazeta SHQIP - Opinion I_voting_barGazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap19%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 19% [ 24 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap4%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 4% [ 5 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap11%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 11% [ 14 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap21%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 21% [ 26 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap10%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 10% [ 12 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap6%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 6% [ 8 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap2%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 2% [ 2 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap2%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 2% [ 3 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap21%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 21% [ 27 ]
Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_lcap4%Gazeta SHQIP - Opinion I_vote_rcap 4% [ 5 ]

Totali i votave : 126

Top posting users this month
No user

Top posting users this week
No user

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

Gazeta SHQIP - Opinion

2 posters

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Gazeta SHQIP - Opinion Empty Gazeta SHQIP - Opinion Thu Nov 10, 2011 9:45 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Nen temat e gazetes SHQIP.



Edituar për herë të fundit nga Sweetness në Thu Nov 10, 2011 10:05 am, edituar 1 herë gjithsej

2Gazeta SHQIP - Opinion Empty Re: Gazeta SHQIP - Opinion Thu Nov 10, 2011 9:47 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

KEINSIANIZIMI I OPOZITËS DHE BOLSHEVIZIMI I QEVERISË
2011-11-09 Andrea Stefani


Kryeministri Berisha reagoi në mënyrën më bolshevike të mundshme ndaj një platforme të opozitës, për një politikë të re fiskale që do të zbuste pasojat e rënies ekonomike ku po zhytet Shqipëria. Meqenëse opozita propozon vendosjen e një takse progresive në mënyrë që ata që kanë para më shumë të taksohen më shumë, Berisha deklaroi se refuzonte të taksonte më shumë të pasurit. Madje ai e akuzoi opozitën si marksiste. Një reagim më shumë se marksist madje, do të thoshim, stalinist. Sepse të tilla janë tipikisht qëndrimet që kërkojnë të skualifikojnë opozitat me apelacione radikale, thuajse armiqësore. Si një donkishot, Kryeministri kërkon të ringjallë vitet ‘90, kur dërrmonte lehtësisht opozitën, duke e shantazhuar si pinjolle të komunizmit. Por qëndrimi i Kryeministrit Berisha, tashmë i famshëm për zhytjen e vendit në kriza dhe tragjedi financiare shfaq, përveç urrejtjes për opozitën, edhe një verbëri që nuk merr parasysh veçoritë momentale të ciklit ekonomik, duke shtuar kështu rrezikun e kostove të mëdha dhe të panevojshme për ekonominë dhe shqiptarët. Siç ka ndodhur përherë nën Berishën.

* * *

Nuk ka asgjë marksiste në propozimin e opozitës për braktisjen e taksës së sheshtë dhe aplikimin e taksimit progresiv mbi të ardhurat mujore. Në fakt, përqasja është tipikisht keinsianiste. Dhe sipas teorisë së Kejnsit, ciklet e biznesit, ngritjet dhe uljet e tij, shkaktohen nga zhvendosja e kurbës së kërkesës. Që do të thotë se kur kërkesa rritet, kemi edhe rritje të prodhimit dhe e kundërta, kur kërkesa bie, bie bashkë me të edhe prodhimi. Të gjitha faktet ekonomike nga tregjet më të mëdha dhe deri ato më të vogla, na japin të kuptojmë se rënia ekonomike që po thellohet, e ka rrënjën e vet pikërisht te rënia e kërkesës konsumatore në të gjitha nivelet e ekonomisë. Prandaj edhe që të mund të frenohet kjo rënie, duhet që të nxitet kërkesa konsumatore. Dhe një nga mjetet më efektive për ta arritur një gjë të tillë, është pikërisht të shtosh fuqinë blerëse të konsumatorëve shqiptarë, duke pakësuar taksimin mbi të ardhurat e tyre. Kështu është vepruar, për shembull, në SHBA në vitin 1975, kur papunësia ishte e lartë. Dhe në këto lloj politikash nuk ka asgjë marksiste. Marksiste është vetëm tendenca e pafjetur e këtij Kryeministri me mendësi komuniste që ka 20 vjet që i përmend pa reshtur opozitës “njollën marksiste” në biografi. Por komunist dhe dogmatik është pikërisht qëndrimi i këtij Kryeministri, që refuzon të taksojë më shumë të pasurit, megjithëse cikli ekonomik e kërkon një gjë të tillë sa që edhe në vendet perëndimore, kemi parë vetë më të pasurit e botës të kërkojnë nga qeveritë dhe Parlamentet që të taksohen më shumë për të ndihmuar daljen e ekonomisë nga kriza. Mos edhe ata janë marksistë?

* * *

Por ta lëmë Berishën në përpjekjet dhe taktikat e tij të vjetruara për ta kanalizuar problematikën e ndërlikuar të krizës financiare dhe ekonomike, në hullitë e një debati vulgar e një lufte klasore të demoduar dhe t’i kthehemi çështjes së formulës për zbutjen e krizës që po thellohet. Thamë se ulja e taksimit për masën e konsumatorëve ka shërbyer edhe në SHBA për uljen e papunësisë? Ç’lidhje ka mes tyre? Ajo është mjaft direkte. Ulje a taksimit të të ardhurave për masat e konsumatorëve do të rrisë kërkesën në treg, gjë që nga ana e saj, nuk mund të mos çojë rritjen e prodhimit dhe punësimit. Aplikimi i një formule e tillë bëhet edhe më e domosdoshme sot në Shqipëri, kur të dhënat për diferencimin pasuror mes të pasurve dhe të varfërve janë katastrofike. Statistikat tregojnë se vetëm 4 për qind e shqiptarëve zotërojnë mbi 55 për qind të depozitave bankare! Në këto kushte të mos rrisësh taksimin mbi të pasurit, do të thotë të mos shfrytëzosh në dobi të zbutjes së krizës burime të konsiderueshme financiare. Burime që nuk mund të angazhohen për këtë qëllim nga vetë bizneset e të pasurve, pikërisht për shkak të kërkesës së ulët në treg. Kryeministri nuk do ta shohë një gjë të tillë, sepse është verbuar nga etja për pushtet. Për shkak po të kësaj etjeje të pashuar, ai bëri investime përrallore për rrugën Durrës-Kukës, duke përkeqësuar treguesit makroekonomikë të shtetit, pikërisht në prag të krizës, edhe pse institucione si Banka Botërore dhe FMN i thanë: mos! Por të pasurit e këtij vendi duhet të tregohen më të zgjuar se Kryeministri dhe të kuptojnë se edhe për ta, kostoja do të jetë më e vogël nëse të varfrit taksohen më pak dhe ata vetë më shumë. Të pasurit e Shqipërisë duhet të bëhen të zgjuar si miliarderët e Perëndimit, që kërkuan vetë të taksohen më shumë nga qeveritë e tyre. Sepse, ndërsa taksat më të ulëta do rrisin shpenzimet e masës së blerësve, taksimi më i lartë për të pasurit do të rrisë mjetet monetare për investime më të shumta publike. Dy përrenj që do të frynin lumin e kërkesës për më shumë prodhim nga bizneset e të pasurve. Shohim se në këtë moment të ciklit ekonomik, vetëm me formulën e opozitës fitojnë të gjithë. Për sa i takon formulave të Berishës, është parë me kohë se me zbatimin e tyre humbasin të gjithë. Edhe kur ai thërret: me ne fitojnë të gjithë!

3Gazeta SHQIP - Opinion Empty Re: Gazeta SHQIP - Opinion Thu Nov 10, 2011 9:47 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

Po vjen viti 2005!
2011-11-09 Skënder Minxhozi


E vetmja stafetë normale mes dy rreshtimeve të mëdha politike, në dy dekada pluralizëm, ka qenë ajo e vitit 2005, kur qeveria Nano ia dorëzoi shtetin “me dosje në dorë”, aleancës së djathtë të Sali Berishës. Ky moment mbahet mend si episodi që nxori socialistët në opozitë pas tetë vjetësh dhe riktheu në pushtet ish-presidentin e vendit gjatë viteve ’90.

Për shumë e shumë muaj kanë vijuar (në fakt, ato vazhdojnë edhe sot) komentet dhe analizat e kushteve specifike që prodhuan atë pauzë normaliteti, në mesin e një jete politike ku rrallë humbësi e pranon humbjen dhe i lëshon vendin paqësisht fituesit. Vitet që pasuan, veçse provuan edhe një herë më tepër karakterin e pazakontë e unik të asaj vere, kur Fatos Nano jo vetëm lëshoi pushtetin, por edhe politikën aktive. Një fund kalorësiak i një karriere pak kalorësiake!

Tani, më shumë se gjashtë vjet pas atij rotacioni pushteti, po shfaqen në ajrin e rënduar të politikës shqiptare disa shenja që të bëjnë të mendosh se po i afrohemi të njëjtës situatë. Megjithëse është pak e guximshme ta thuash këtë, në kushtet kur kryeministri quhet Sali Berisha, të paktën simptomat që përgatitën atë rezultat elektoral e politik po fillojnë të jenë prezente. Le ta shohim konkretisht këtë.

Së pari, në krah të shumicës së sotme, ashtu si në vjeshtën e vitit të largët 2004, po shfaqet një rivale e brendshme, potencialisht po aq e rrezikshme. Partia e shumëpërfolur e Bamir Topit është diçka më shumë se një premisë. Mjafton të shihet lufta e përditshme që po i bën kryeministri, interesi që ka tërhequr në media dhe opinionin publik, e mbi të gjitha, impakti real që pritet të ketë brenda një paneli të djathtë të lodhur e të demotivuar.

Së dyti, opozita socialiste po tregon se, pasi ka provuar ta destabilizojë sistemin, duke dalë jashtë tij, tashmë duket se ka vendosur të zgjedhë një rrugë tjetër. Pasi u kthye në Parlament, duke mbyllur alibinë e bojkotit, që qeveria e përdorte faqe të huajve, PS-ja mori një kthesë të rëndësishme në kongresin e fundit, duke mos zgjedhur grushtin ndaj disidentëve, e për më tepër, duke ftuar të gjithë ata që kishte larguar nga forumet e saj, me kalimin e viteve.

Së treti, por jo më e parëndësishmja, këtyre dy faktorëve të mësipërm u rri si një garniturë e palëvizshme shkalla e frikshme e konsumimit të qeverisë. Një kabinet qeveritar i mbytur nga akuzat korruptive, klientelizmi dhe aferat e dyshimta, e ka lëshuar tërësisht veten në dorën e karizmës së shkuar mode të kryeministrit dhe të vullnetit të tij proverbial për të mos u dorëzuar kurrë. Ministrat e Berishës janë të gatshëm të dëgjojnë lloj-lloj broçkullash në mbledhje qeverie që ngjajnë si dy pika uji me njëra-tjetrën, ata pranojnë të bëjnë dekorin e inaugurimeve të përsëritura për rrugë e rrugica, me kushtin e vetëm; që të shmangin më të keqen në vitin 2013.

Megjithatë, e keqja duket e fshehur tashmë pas qoshes. Fundi i karrierës presidenciale të Bamir Topit po e shtyn kreun e shtetit drejt një aventure që duket se ai nuk e ka shumë për zemër. Gjithsesi, me hir ose pahir, ai po dëshmon se nuk do ta pranojë postin e pensionistit luksoz, duke u rreshtuar në listën e ish-presidentëve flokëbardhë. Ambicia e Topit qenka më e fortë, mesa duket, sesa ç’e kujtonim. Nëse ai arrin ta fokusojë drejt dhe pa kosto pesimizmin e një pjese të madhe të së djathtës tradicionale, si dhe të disa prej të ikurve nga partia ndër vite, nëse arrin të ruajë kuotat e pëlqyeshmërisë publike që ka dëshmuar prej vitesh, Bamir Topi mund të jetë një Ilir Meta i dytë. Kësaj radhe, djathtas.

Faktori i dytë që po krijon një ambient të ngjashëm me atë të gjashtë vjetëve më parë, është ai i bashkimit të opozitës. Përtej një doze të mirë zhurme mediatike, e cila shoqëron rëndom çfarëdo veprim apo mosveprim të Edi Ramës, përtej tam-tam-it të njohur që një pjesë e shtypit i bën përçarjeve reale apo të pretenduara brenda opozitës, kongresi i fundit, në vend që të prodhonte partinë e re të Malajt apo Islamit, zbuti gjuhën e Blushit, nuk i tregoi derën askujt, dhe në të kundërt, ftoi një listë jo të vogël të ikurish të dikurshëm. PS (në fakt kreu i saj, Rama), mesa duket po fillojnë të kuptojnë se vetëm duke afruar, e jo duke larguar njerëz në parti, do të mund të fitojnë dikur, kur të vijnë zgjedhjet. A s’ka qenë kjo një nga kritikat e mëdha që i kanë bërë nga shumë anë Edi Ramës këto vite?!

Historia nuk përsëritet kurrë dy herë në mënyrë identike. Uji s’kalon kurrë dy herë nën të njëjtat ura, thoshte njëri nga presidentët e SHBA vite më parë. Por në Shqipërinë e tranzicionit nuk ka qenë dhe nuk është e vështirë që të gjesh situata, rrethana dhe zhvillime që ngjajnë mes tyre. Ky i tanishmi duket një i tillë. Të paktën për momentin, pasi po kjo Shqipëri, ku gjithçka duket statike dhe e palëvizshme, ka ditur të ofrojë edhe surpriza të befta që kanë përmbysur gjithçka. Të gjitha opsionet janë të hapura, megjithëse për momentin po jetojmë, mesa duket, një “prag 2005-e”!

4Gazeta SHQIP - Opinion Empty Re: Gazeta SHQIP - Opinion Thu Nov 10, 2011 9:48 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

MINIMUMI JETIK – 20 VJET TABU
2011-11-09 Fiqiri Xibri


- Ky shesh para portës së minierës do jetë plot me veturat e minatorëve, - u premtonte pa doganë Azem Hajdari minatorëve të Valiasit në janar 1991.
- Jo nga një, po nga dy vetura do kenë minatorët, - i frynte edhe më shumë tullumbacet Berisha në maj 1991.
Mirëqenie dhe Shqipëri si gjithë Europa, premtohej pa doganë nga të katër anët, kudo ku prezantoheshin veprimtarët zhurmëmëdhenj të PD-së. Shpresat arrinin majat më të larta…
Por vitet kaluan. Erdhi Berisha, iku Berisha. Erdhi Nano, iku Nano. Pastaj Meta, prapë Nano, prapë Berisha dhe prapë Berisha, këtë radhë i amplifikuar edhe me Metën. Prit shqiptarët për mana, qeveritë vetëm thana.
Nga viti në vit, nga qeverisje në qeverisje, raporti mes minimumit jetik dhe të ardhurave minimale, në vend të përmirësohej shënonte vetëm përkeqësim.
Ndërkohë që vit pas viti, qeverisje pas qeverisjeje tellallët e qeverisë trumbetonin me të madhe rritje ekonomike të pandalshme. Për minimumin jetik, meazallah se kujtohej qeveri ta përmendte.
Edhe zëri i sindikatave në kërkim të deklarimit të minimumit jetik dhe në kërkim të zbatimit të ligjit të vitit 1992 për kompensimin e mallrave të shportës mekej gjithnjë e më shumë, vit pas viti e qeverisje pas qeverisjeje.
Sindikatat dikur të mëdha, BSPSH dhe KSSH, tepër të zëna me administrimin e pronave dhe blerjen e kontratave fiktive të punës, të brejtura nga brenda nga ndryshku i inaktivitetit të gjatë, u shndërruan në vasale të qeverive. Sindikata më të vogla, së shumti të shkëputura prej dy të parave, nuk dallonin shumë prej tyre.
Për zëra të tjerë sindikalë, që ngrinin në mënyrë sporadike tonet, qeveria nuk kish veshë. I tillë është rasti me sindikatën tonë të minatorëve, që çështjen e deklarimit të minimumit jetik e ka trajtuar paralelisht me kërkesën për realizimin e statusit të minatorit.
Nivelin e pensionit minimal dhe pagës minimale që ne kërkojmë sot për minatorët, ndonëse është dukshëm më i ulët sesa në diktaturë, të paktën ne e kemi llogaritur duke përdorur si pikë referimi minimumin jetik.
Kemi përllogaritur minimumin jetik sot dhe e kemi krahasuar qoftë me minimumin jetik të diktaturës, qoftë me raportin minimum jetik – pagë, pension minimal të atëhershëm. Nga rezultati i këtij krahasimi kemi zbritur 16%. Pra, kërkesa jonë pretendon që nga 63% sot, të përfitojmë vetëm 84% të asaj që ne kishim në diktaturë.
Të më ndjejë lexuesi, por këtu dua ta ngre fort zërin duke deklamuar vargjet e njohura: “O Zot, a kemi të drejtë të kërkojmë kaq pak?”
Por zërin dua ta ngre edhe më shumë. Të ulëras. Sepse, tani vjen skandali. Vetë drejtues sindikatash shprehen se ajo që ne kërkojmë, qenkërka utopi!!! Të kërkosh që pensioni i minatorit (jo i lulishtarit) të jetë sa minimumi jetik, kjo përbëka utopi?!
Ja pra, se çfarë ka mbjellë heshtja qeveritare. Por edhe heshtja sindikale. Por edhe kapitullimi i qytetarit, qoftë si shoqëri e qoftë si individ. Që kryesindikalistë të “mëdhenj”, në vend të çirreshin nga zëri dhe të gjakoseshin protestave duke kërkuar që pensioni minimal i lulishtarit të jetë të paktën sa 120% e minimumit jetik, shpallin utopi një pension minatori sa minimumi jetik dhe që duhej të ishte jo më pak se 170% e këtij minimumi. O nëne o nëne, po qe se do guxonim të imagjinonim vendet e stabilizuara, ku ndihma ekonomike është e barabartë me minimumin jetik plus strehim, energji dhe ujë!
Ka 20 vjet që deklarimi zyrtar i minimumit jetik është shpallur tema më tabu e të gjitha qeverive. E çfarë mund të presësh nga qeveri dhe sindikata që i shmangen këtij deklarimi si djalli temjanit? Ka 6 vite të gjata që Berisha 6 herë në muaj eksplodon ekraneve duke u çjerrë për rritje ekonomike dyshifrore dhe 66 herë në vit shkumëzon duke u vetentuziazmuar nga rritjet dramatike që Ai na dhuron për rrogat e pensionet.
Veçse ama, jashtë ekraneve, nga skutat e vegjetimit të pensionistëve, të invalidëve e të të pamundurve të tjerë, të rrogëtarëve të vegjël e të mesëm nuk është fare e vështirë të konstatohet se pavarësisht altoparlantëve të Berishës, niveli i mirëqenies mbetet kryeneç dhe ndjek ritmet e veta të përkeqësimit duke u pasqyruar qartazi në thellimin e varfërisë në përgjithësi, në shtimin e numrit të njerëzve e familjeve në nevojë, por edhe në mahisjen e shumë problemeve të tjera sociale.
Si është e mundur që shifrat e qeverisë kërcejnë vetëm lart për qiell, ndërsa tek vdekatarët poshtë në tokë gjendja vetëm sa mahiset përditë e më shumë?!...
Sepse ndonëse përdorim të njëjtat njësi matëse si në teori e në praktikë, si në qeverisje dhe oponencë, rezultatet e llogarive nxirren nga ekuacione të veçanta ose sisteme të cilave u mungon boshti i përbashkët. Të dhënat janë po ato, formulat po ato, kurse vendndodhja në bosht është arbitrare, çka edhe aritmetika fillestare nuk e pranon.
Boshti i përbashkët që na mungon është minimumi jetik. Të ardhurat minimale që duhen për të siguruar mbijetesën. Përcaktimi i nivelit të minimumit jetik shënon urën që lidh shifrat e qeverisë me stomakun e popullsisë. Dhe si e tillë, duhet domosdoshmërish të jetë deklaruar zyrtarisht nga qeveria për publikun.
Fakti i hidhur, që në 20 vjet tranzicion nuk është deklaruar asnjëherë nga qeveritë niveli i minimumit jetik, provon se qeverisjeve u kanë munguar qasjet realiste sociale dhe për kollajllëk qeverisjeje e kanë trajtuar nivelin e mirëqenies veçmas zhvillimit ekonomik.
Jemi jo vetëm i vetmi vend i Europës ku qeveria nuk deklaron minimumin jetik, por edhe i vetmi nga vendet postkomuniste.
Pas një studimi serioz, të konsultuar edhe me mënyrat e llogaritjes së minimumit jetik në vende të tjera, por gjithashtu edhe me vlerësimet thellësisht shkencore të Doktor Profesor Ilia Telos, konstatuam pikërisht atë që prisnim dhe që çdo shqiptar e ndjente qartë mbi kurrizin e vet.
Shifrat janë alarmante. Mjaft të përmendim se një person me rrogën minimale zyrtare në Shqipëri mezi arrin të përballojë ekzistencën. Jo në shtëpi, por si endacak pa qira, poshtë urave. Le pastaj të flasim për rrogën minimale reale, të flasim për shumicën e pensionistëve apo ca më keq për njerëzit që paguajnë qira shtëpie. Një person me rrogë minimale nuk ka asnjë mundësi reale të krijojë apo të mbajë familje.
Minimumi jetik sot në Shqipëri kap nivelet 15 463 lekë për një person, 35 600 lekë për një të punësuar dhe 61 852 lekë në muaj për një familje prej 4 vetash. Pa llogaritur këtu qiranë, taksë pastrimi, spitale, pushime, kulturë, internet, transport interurban etj. Sepse kështu shifrat do ishin kurrsesi më pak sesa 25 230 për 1 person, 54 636 për një të punësuar dhe 83 920 për një familje prej 4 vetash. Ndërkohë që rroga minimale zyrtare neto është vetëm 16 700 lekë në muaj.
Nisur nga ky realitet, që flet për një minimum jetik shumë më të lartë sesa pagat, natyrshëm shtrohet pyetja, nëse është apo jo oportune deklarimi i tij? Ose, a ka justifikim qeveria për mosdeklarimin zyrtar dhe fshehjen e të vërtetës nga opinioni publik?
E meqë vetë qeveritë si përgjigje të kësaj pyetjeje kanë zgjedhur vendosmërisht heshtjen, le t’i japim një përgjigje, madje një përgjigje dashamirëse.
Nëse pretendohemi si një shoqëri e hapur që intrigohet të përfitojë sa më shumë nga vlerat e demokracisë, sigurisht që as ka, e as mund të shpiken justifikime të arsyeshme për fshehjen e minimumit jetik. Thjesht, sepse minimumi jetik nuk është veçse një tregues që lidhet me nevojat që ka njeriu për të siguruar mbijetesën në kushtet aktuale.
Minimumi jetik duhet të njihet e pranohet nga qeveria, ndërkohë që nuk përcaktohet prej saj, por nga institucione dhe ekspertë të profilizuar. Por pikërisht këtu është koracuar edhe thembra e Akilit.
Llogaritja dhe deklarimi zyrtar i minimumit jetik ka një lidhje më se organike me detyrat e qeverisë, me transparencën e plotë të veprimeve të saj dhe me programet e saj sociale dhe ekonomike, me zbatimin e Kodit të Punës dhe ligjit për sigurimet shoqërore, me hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit, me porositë e Bankës Botërore, të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Organizatës Botërore të Punës dhe të tjera të ngjashme.
Të gjitha këto i adresohen një qeverie të përgjegjshme dhe profesionale, të pakorruptuar, patriote dhe humane. Por, a janë këto cilësi tek qeveria jonë?

5Gazeta SHQIP - Opinion Empty Re: Gazeta SHQIP - Opinion Thu Nov 10, 2011 9:49 am

Sweetness

Sweetness
Administrator
Administrator

100 ditët e Bashallikut
2011-11-09 Rebeka Nura


Nëse e pyesni Lulzim Bashën se çfarë ka bërë ai vetë, ç’meritë personale ka për t’i përkuar kaq shumë vëmendje e pushtet, jam e sigurt se përgjigjja e tij hamendësisht do të ishte: “Unë kam sakrifikuar për Partinë Demokratike, sepse kam marrë përsipër ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe e ndërtova, kam marrë përsipër Pavarësinë e Kosovës dhe e realizova, kam marrë përsipër anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe e realizova, kam marrë përsipër liberalizimin e vizave dhe e realizova, kam marrë përsipër sikterisjen e Edi Ramës nga Bashkia e Tiranës dhe e realizova”. E nëse e pyesni sërish Lulzim Bashën, po mirë, ti vetë, si Lulzim Basha çfarë ke bërë në këtë jetë që shoqëria shqiptare të të japë kaq shumë vëmendje dhe pushtet? Përgjigjja e tij do të vinte: “Unë jam përballur me ruralët e Partisë Demokratike, të cilët donin të më shihnin në burg po aq sa edhe socialistët e Ramës. Në një kohë që unë bëja sakrifica ekstreme për të ndërtuar Rrugën e Kombit, unë kam përballuar me sukses të gjitha akuzat mediatike dhe proceset gjyqësore që inkurajoheshin nga ruralët brenda PD, përfshirë këtu edhe tironsit e Bamir Topit. Unë i kam qëndruar besnik Kryeministrit Berisha me bindje të plotë, sepse unë nuk mund ta kuptoj dikë që punon për Sali Berishën dhe përpiqet të mendojë ndryshe. Mos harroni se po të mos isha unë ministër i Brendshëm, më 21 janarin e kaluar nuk kishte për të ndodhur ajo që ndodhi. Falë meje, Sali Berisha ia doli mbanë të rezistonte dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë Kryeministër”. Por nëse do të vazhdoni ta pyesni Lulzim Bashën, po ti more zotëri, ti vetë, ç’meritë ke? Ç’ke bërë ti vetë? Atëherë Lulzimi do të buzëqeshte dhe do t’ia niste plot zell të ripërsëriste të njëjtat përgjigje si më sipër, pa u shqetësuar se rithotë po ato gjëra që ka thënë e stërthënë kudo e përherë. Por nëse i thoni Lulzim Bashës, a ndihet ai si Politikani i vetëm shqiptar i postkomunizmit që i përngjan Ramiz Alisë? Jam e vetëdijshme se Basha do të buzëqeshte sërish dhe do t’ia niste këngës, se ai në moshën 16-vjeçare në 22 marsin 1992 kishte siguruar nga Komiteti i Helsinkit shansin i paguar me para në dorë, për të qenë vëzhgues në zgjedhjet që i dhanë dërrmën Partisë së Punës dhe sollën në pushtet Partinë Demokratike. E nëse ju këmbëngulni dhe i kujtoni Lulzim Bashës se atëkohë Komiteti i Helsinkit drejtohej nga Arben Puto, Kujtim Çashku, Elsa Ballauri, etj., të cilët ishin zgjatime intelektuale të elitave e viteve ‘80, të ndërtuara nën kujdesin e Nexhmije Hoxhës, atëherë Basha përsëri do të buzëqeshte e do t’ju përmendte se Kujtim Çashku ishte një ndër njerëzit më aktivë në fillimet demokratike, ndonëse ai kishte qëlluar të bënte krushqi me Klement Kolanecin, i cili qëllonte gjithashtu të ishte dhëndri i Enver dhe Nexhmije Hoxhës. Por sikur ju t’ia bënit pyetjen Lulzim Bashës më të drejtpërdrejtë, si p.sh: “A je ti Lulzim Basha, Ramiz Alia i Partisë Demokratike?”. Lulzimi përsëri do të buzëqeshte dhe do t’ju sillte në kujtesë faktin se ai ka dhënë kontribute të çmuara për gjurmimin dhe faktimin e krimeve të luftës në Kosovë gjatë periudhës që ai punonte në administratën e UNMIK-ut, madje zelli i tij ka qenë aq i madh, saqë nuk la jashtë vëmendjes edhe vetë dosjen e Ramush Haradinajt, i cili ende sot e kësaj dite dergjet në burgjet e Hagës i akuzuar padrejtësisht. Lulzimi do t’ju kujtojë se për shkak të punës së tij të mirë në UNMIK, ku spikati si intelektual me vlera të larta, në moshën 29-vjeçare u thirr nga Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, për t’u shndërruar në imazhin e ri të ndryshimit dhe paskëtaj fitores së PD në zgjedhjet e qershorit 2005. Lulzimi i buzëqeshur por plot përvujtni do t’ju tregojë se sa shumë ka sakrifikuar ai për PD dhe për Shqipërinë. Lulzimi do t’ju sjellë në vëmendje se menjëherë pas fitores së PD, ai pranoi të drejtojë Ministrinë e Transporteve, më pas Ministrinë e Jashtme, e pas zgjedhjeve të 2009-s kur PD u bashkua në Koalicion Qeverisës me LSI, ai pranoi të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Sakrificat e tij për PD dhe për Shqipërinë janë të tilla e të panumërta. Ai do t’ju rrëfejë se ka qenë në sektorët më të vështirë e ka marrë mbi supe sfidat më të mëdha për t’i dalë në krah Kryeministrit Berisha e për t’i dalë për zot punëve të PD, qeverisë dhe vendit. Por në rast se ju do ta pyesni Lulzim Bashën: “A e je i ndërgjegjshëm se ti je politikani i vetëm në historinë postkomuniste shqiptare që ke pasur në dispozicion çekun e bardhë nga Kryeministri Berisha? Lulzimi edhe kësaj radhe do të buzëqeshte e do t’ju tregonte se ai mori përsipër në zgjedhjet e vitit 2009, Qarkun e Elbasanit dhe ia doli mbanë që të përmbyste rezultatet zgjedhore që prej vitesh kishin qenë në disfavor të PD. Lulzimi e nxori Elbasanin barazim. E po vijuat ju ta pyesni: “A je i ndërgjegjshëm ti more zotëri se ti nuk ke bërë kurrë garë, nuk je provuar kurrë, sepse ty gjithçka ta ka parapërgatitur Sali Berisha, duke paguar fatura marramendëse për ty? Për ty, Sali Berisha hapi portofolin e qeverisë dhe portofolat e gjithë shqiptarëve për të të vënë në dispozicion të gjithë miliardat e nevojshme për të ndërtuar Rrugën e Kombit, por edhe për të bërë ndere poshtë e lart, e për ndonjë lek xhepi. Për ty Sali Berisha masakroi Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën e Lartë, e këdo tjetër që mund të të vinte ty shkopinj nën rrota. Sali Berisha ka ngritur shumë figura e shpërblyer shumë njerëz, por kurrë nuk e ka bërë për asnjë prej tyre këtë që ka bërë për ty. Ty të vuri në dispozicion çekun e bardhë. Ti pate fatin të kesh në dispozicion mbi 1 miliard euro për t’u parafabrikuar si i suksesshëm në një kohë kur Shqipëria dhe shqiptarët paguanin me varfërinë e tyre. Ty, Sali Berisha të çoi te Ministria e Transporteve dhe e ktheu ndërtimin e Rrugës së Kombit në prioritet mbi prioritetet për qeverinë. Kështu që e gjithë qeveria punonte për suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Ty, Sali Berisha të çoi tek Ministria e Jashtme, kur anëtarësimi në NATO ishte prioritet mbi prioritetet për qeverinë shqiptare. Kështu që e gjithë qeveria punonte për suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Ty, Sali Berisha të çoi tek Ministria e Brendshme kur liberalizimi i vizave ishte prioritet mbi prioritetet për qeverinë. Kështu që e gjithë qeveria punonte për suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Ty, Sali Berisha të kandidoi për Bashkinë e Tiranës kur sikterisja e Edi Ramës ishte prioritet mbi prioritetet për vetë Sali Berishën. Kështu që i gjithë shteti, qeveria, partia, partitë e koalicionit, etj., punuan për të siguruar suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Ty, Sali Berisha të çoi në Krye të Bashkisë së Tiranës, kur e ardhmja e vetë Sali Berishës dhe trashëgimia e tij është prioritet mbi prioritetet. Kështu që e gjithë qeveria po punon për suksesin e parafabrikuar të Lulzim Bashës. Pyetja është: Po ti Lulzim Basha, ti vetë, çfarë ke bërë? Cilat janë meritat e tua? Druaj se edhe një pyetjeje kaq të gjatë dhe të detajuar, Lulzimi do t’i përgjigjet plot buzëqeshje: “Mos harroni se unë kam sakrifikuar shumë për PD dhe për shqiptarët. Unë mora përsipër betejën më të vështirë, betejën për Tiranën dhe e fitova. Unë jam ndryshe. Unë punoj e nuk merrem me fjalë. Unë do ndërtoj rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe. Unë do ndërtoj tramvajin. Të gjithë studentët do të pajisen me Kartën e Studentit të lëshuar nga Bashkia. Unë do të rishikoj planin urbanistik, etj., etj., etj.”. Me pak fjalë është e kotë të vazhdoni ta pyesni Lulzim Bashën për gjërat që ka bërë ai vetë në 100 ditët e tij në Bashki. Në këto 100 ditë, e vetmja gjë që ka ndodhur është se Lulzimi e ka kthyer Tiranën në Bashallik të Sali Berishës. Lulzimi flet për Tiranën si Saliu për Shqipërinë. Janë dy që punojnë për 1. Janë bërë të dy si procesi i fotosintezës, Saliu i jep Lulzim, Tiranës ditën, Lulzimi i jep Sali, Shqipërisë natën.

6Gazeta SHQIP - Opinion Empty Re: Gazeta SHQIP - Opinion Fri Nov 11, 2011 9:03 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

Rama: Si më ftoi Nano në qeveri dhe ndarja me Ilir Metën
2011-11-10
Edi Rama

Pjesë nga “Kurban”

Ftesa nga Fatos Nano
Gazeta SHQIP - Opinion 0fdca447dee9641dfcaadbd8f9d5912f Paloçëllëku më i fundit kishte qenë një komision hetimor kundër meje në të hyrë të të njëjtit vit, që ishte në fakt vijimi atavik i një bashkëpunimi të vendosur mes Fatosit e Saliut qysh në kohën e katharsisit, atëherë kur, me ndihmën e drejtpërdrejtë të armikut historik, i cili nuk e çonte PD-në në Kuvend për tu lënë fushë të lirë socialistëve të shqyenin njëri-tjetrin në kacafytjen e tyre torturuese sa në rrugë e sa në sallën kuvendore, ku qeveria s’i arrinte dot numrat për të hapur seancat e miratimit të ministrave, “Konti i Montekristos” realizoi hakmarrjen e planifikuar duke e detyruar të dorëzohej qeverinë e Ilir Metës. Ishte vetëm pika e parë e planit të bashkëpunimit mes ish presidentit dhe ish të burgosurit të tij, ku parashiheshin me radhë goditja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, atë që Saliu e ngrinte dhe ulte paturpësisht me nofkën Mark Abdia, pastaj me komisione hetimore parlamentare për kryetarin e SHIK-ut dhe më tutje kryetarin e bashkisë së Tiranës, pra mua, armikun e shpallur të Saliut qysh në dekikat e para të krijimit të Partisë Demokratike dhe mikun armik të Fatosit qysh nga dita inaugurale e katharsisit, kur u tregoi para kamerave fshatarëve të mbledhur në një pijetore në Pezë sesi më kishte gjetur rrugëve në Francë, refugjat thonjpaprerë, që merresha me kontrabandë ikonash, ndërkohë që ishim takuar në fakt për herë të parë në zyrën e tij në ditët e rikthimit tim disaditor në Tiranë nga Parisi pas shumë kohësh, vetëm pak muaj pas rikthimit të tij në atë zyrë me fitoren e qershorit 1997. Ruaja një mbresë të shkëlqyer nga nata e asaj fitoreje, kur rastësia e solli që edhe të flisnim për herë të parë me njëri-tjetrin. Atë mbrëmje isha në shtëpinë e Bashkim Shehut në Barcelonë, mik i mirë me të cilin shihemi rrallë, por është përherë kënaqësi e posaçme të bisedosh, sepse ka kulturë të madhe, përsosje të pazakontë të shijeve letrare, artistike por edhe politike, e mbi të gjitha njerzillëk të hatashëm që nën çatinë e tij të bën të ndihesh rehat si rrallëkund, dhe ndiqnim rezultatet me telefon kur, në një nga bisedat me Avokatin, më kaloi “Mjekrën” siç e quanim mes nesh Fatos Nanon, që pasi e urova për fitoren më çuditi me përgjigjen: “Është rasti të të uroj edhe unë ty sepse kjo është fitorja ime sa ç’është e jotja, pres të shihemi së shpejti”. Më çuditi sepse ishte ngrohtësisht miqësor, a thua njiheshim që gjithmonë dhe kishte përulësinë e sojit më të mirë të njerëzve të suksesshëm që famën apo fuqinë e përçojnë si gjerësi shpirtërore, cilësi që më vonë vajti duke ia tretur paralelisht me humbjen e sigurisë, sidomos pas katastrofës së 14 shtatorit të një viti më vonë. Në zyrën e tij më çoi një tjetër soj i veçantë njeriu, i ndjeri Gramoz Pashko, rebeli mondan dhe eklektik i lëvizjes së dhjetorit ‘90, që kishte dalë nga prapaskena politike dhe ndihmonte pas kuintave si këshilltar kryeministrin që rrëzoi në vitin 1991, për të ringritur Shqipërinë e rrëzuar nën gërmadhat e piramidave që la mbas vetes në 97-ën binjaku komunist e bajraktar i Pashkos në krye të asaj lëvizjeje.

Fatosi më priti me shumë dashuri, duke rrëzuar në pak minuta çdo barrierë të mosnjohjes dhe më ftoi përzemërsisht në shtëpinë e tij për darkë, pasi takova po aty në zyrën e tij, gruan e vet fisnike Rexhinën, e më tregoi që do të nisnin të bijën në Paris për shkollim, duke më kërkuar shumë vëllazërisht të mbaja sa të mundesha një sy të hapur vëmendjeje ndaj saj. Jemi takuar më mbrapa edhe në Paris, kur erdhi në krye të delegacionit qeveritar. Drekuam në një restorant të bukur pranë Operas së Bastijës, ku vazhdoi të mundohej të më bindte pse duhej të kthehesha në Tiranë, ma kishte thënë disa herë në formë sfiduese, për t’iu bërë krah atij që ndihej “i vetmuar si në burg në lartësinë morale dhe intelektuale nga e qeveriste Shqipërinë, i rrethuar me pleshta e parazitë që meritonin tua mbyllte çadrën e t’i linte në kalbeshin në shi”, pa munguar nga kontaktet tona telefonike për herët që e takoja, në fakt me shumë kënaqësi, Edën, vajzën e tyre vërtet të mrekullueshme, për darka me miq në shtëpi a ndonjë festë sallonesh pariziere. E nëse im atë s’do të më kishte sjellë befasisht në prill të vitit 1998 për funeralin e vet në Tiranë, duke më futur në një dëshpërim hutues dhe kallur në shpirt një ndjenjë brejtëse faji për jetën arratisëse, që më shtynë të pranoja dorashkën e Fatosit, i cili, rastësia deshi të ishte duke riformatuar qeverinë pikërisht në të thyer të atij prilli, s’kishte as edhe një gjasë që unë t’i përgjigjesha apelit të përsëritur të kryeministrit të vendit për të lënë botën e artit dhe qytetin me të cilin isha dashuruar asokohe i gjithi e për të hyrë në arenën ku jam sot e gjithë ditën.”

* * *

Ndarja me Ilir Metën

Një stuhi e re politike, e gjatë dhe sfilitëse ra mbi bashkinë e Tiranës kur Ilir Meta bëri piruetën e radhës duke shpallur largimin nga koalicioni me Partinë Socialiste, për të luftuar, siç tha ai, kundër pazareve të PS-së me PD-në, vetëm 48 orë pasi i kisha folur hapur për idenë time të reformës zgjedhore. Qemë ndarë miqësisht në zyrën time me fjalën që do të rishihemi shumë shpejt për të vendosur mbi piketat e reformës. E kam përsëritur më shumë se njëherë deri këtu, ky s’është vendi për të shtjelluar rrjedhën e ngatërruar të disa ngjarjeve përcaktuese në rrugëtimin e Partisë Socialiste, megjithatë besoj se do të më gjykoje keq nëse këtë moment do ta kaloja pa një shpjegim pak më të gjatë se ç’kam bërë hera-herës kur rrëfimi im ka cekur jetën politike për të dhënë kontekstin e gjërave të ndodhura me bashkinë për shkaqe kryekëput politike.

E vërteta e atij largimi, të paktën në këndvështrimin tim, është krejt e ndryshme nga ajo që ka fituar qytetarinë në optikën e opinionit, sidomos të zëdhënësve të publikut, kur bëhet fjalë për shkaqet e ndarjes së Ilirit me Partinë Socialiste për tu rifutur në rrugën vetmitare të LSI-së. Ose, e thënë ndryshe, nuk është aspak e vërtetë që unë desha të imponoj pa kushte sistemin e ri zgjedhor, modeli spanjoll, i cili pastaj u kthye në nen kushtetues, sepse paskam pasur qëllim asgjësimin e LSI-së. E kundërta është e vërtetë, synimi im ishte krijimi i një boshti solid PS-LSI, përmes atij sistemi dhe të gjitha shifrat e derisotme, të dy palë zgjedhjeve me sistemin e ri, madje edhe për aq sa ato janë të vërteta në kushtet kur në rang kombëtar ka pasur manipulime të mëdha të votës për subjektet politike opozitare edhe në 2009-ën edhe në 2011-ën, tregojnë se me këtë sistem, pavarësisht manipulimeve, edhe koalicioni ynë do ishte fitues, edhe LSI do të kishte më shumë se katër deputetët që mundi të fuste në Kuvend dy vjet më parë, ndër të cilët mandati i vetë Ilir Metës në Tiranë u sajua me një marifet, për të cilin ka dëshmitarë e nuk u fitua me vota, po iu rrëmbye PS-së në dekikat e fundit. Nënvizoj këtu se,ndryshe nga sa ç’thashethemohet, unë s’kam asnjë gisht në atë marifet, e kam marrë vesh më vonë, por spekulimi ka lindur nga fakti që kam urdhëruar me mesazh të gjithë kujdestarët elektoralë të partisë sonë të ruajnë, pavarësisht armiqësisë politike, çdo votë të LSI-së, e cila s’kishte anëtarë në komisione dhe rrezikonte të goditej nga vjedhje që kurrë, asnjëherë e për asnjë arsye, Partia Socialiste në qendër s’i ka stimuluar e s’do t’i stimulojë ndonjëherë sa të jem unë në krye, në kurriz të askujt. As të kundërshtarit.

Jo vetëm aq sa thashë, por jam i bindur se falë sistemit të ri, as PS-ja s’do të kishte e vetme shumicën e 71 votave që acaronin paranojën e Ilirit, duke e bërë të frikej se mund të defaktorizohej për shkak të humbjes së ndikimit mbi qeverisjen, as LSI-ja nuk do e humbte çelësin e kontrollit mbi shumicën, pa të cilin Ilir Meta s’e kupton dot ekzistencën e tij në krye të asaj partie të vogël. Dhe as boshti PS-LSI nuk do të rrezikohej dot nga ansambli folklorik i koalicionit të Saliut, të paktën sa kohë që Saliu ishte në krye të Partisë Demokratike. Deri këtu jemi tek faktet, jo tek opinionet dhe të gjitha faktet thonë se është vetëm kështu. Kush thotë s’është kështu, s’ka fakte, po vetëm opinione pa bazë logjike e faktike.

Çfarë ndodhi atëherë?

Duke e njohur mirë Ilir Metën, paqëndrueshmërinë e tij, paranojën se çdo njeri që ka pranë kërkon t’ia hedhë dhe delirin e lindur bashkë me LSI-në për të futur një sferë të madhe në një sferë të vogël, që i ngrinte krye sa herë ngacmohej prej të qenit në paqe e sidomos prej komplimenteve pa karar a thashethemeve me zarar që i bënte shpura e pandarë e servilëve të tij, injorantë deri në dhimbje e dallkaukë deri në bezdi, me të cilët është rrethuar tradicionalisht për tu mbrojtur nga ata pak bashkëpunëtorë me mend që ka pasur afër, e ftova për bisedën që bëmë. Sapo kishin nisur debatet e keqkuptimet në shtyp për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kërcënimin jetik që u vinte partive të vogla nga sistemi spanjoll, ose siç u pagëzua qysh në fillim nga sistemi i Kaçit, që e bënte kërcënimin e supozuar të dukej edhe më i zi për shkak të reputacionit që Kastriot Islami gëzonte në mjedisin politik, veçanërisht atë opozitar si ‘nëna e gjithë intrigave’ në familjen socialiste. Shtuar këtu edhe alergjia e lëkurës që u shkaktohej reciprokisht të dyve, Metës e Islamit, kur njëri dëgjonte emrin e tjetrit, s’ishte aspak e zorshme të hamendësoje se terreni psikologjik për reformën ishte i minuar nga mosbesimi total pa nisur ende puna e përbashkët që duhej të bënim për të. Qëllimi im ishte pikërisht çminimi i atij terreni, duke i folur hapur Ilirit dhe duke i kërkuar që të mos lejonim të na ngatërrohej me llafe rrugësh e kafenesh ai proces që ishte natyrshëm boll i ngatërruar, ndërkohë që pa asnjë dyshim, jo vetëm që s’dëshiroja tkurrjen e LSI-së, por përkundrazi besoja me bindje të plotë se modeli spanjoll zgjidhte shkëlqyeshëm ekuacionin e fitores së zgjedhjeve, qoftë problemin e bashkëjetesës së vështirë mes dy partive tona.

“Reforma zgjedhore,” i thashë pakashumë, “është një proces tejet delikat, sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me vetë klasën politike, prek interesa, ngjall orekse, krijon shtigje shumë të shpeshta për dyshime, keqinterpretime, keqkuptime. Unë s’kam asnjë arsye në botë ta fus reformën në një rrugë që na ndan. Modeli spanjoll më duket absolutisht më i përshtatshmi, të paktën nga sa unë kam lexuar mes modelesh të ndryshme, qoftë për PS-në, qoftë për LSI-në. Por nëse ty nuk të rezulton kështu, jam plotësisht i gatshëm të vendosim ndryshe. E vetmja gjë që të kërkoj është që konkluzionet t’i nxjerrim jo me hamendje, as me dyshime reciproke, as me llafe që vijnë vesh më vesh dhe ty të ndikojnë për keq. Mblidh njerëzit e tu të besuar, ata që marrin vesh nga kjo punë, jepu detyrën të bëjnë analizat përkatëse dhe më thuaj. Nëse do të flasësh edhe me Kastriotin, e ke në dispozicion”.

Duhet një penë e fortë, që unë s’e kam, për ta vizatuar me fjalë portretin e Ilir Metës kur është i gjithi i pushtuar prej sëkëlldisë së dyshimit e frikës që i shkon në kockë dhe ia paralizon lidhjet mes trurit, figurës e zërit, fytyra i buzëqesh ndërsa sytë i lëvizin ngado për të mos ndaluar mbi fytyrën e të dyshuarit në karrigen përballë, njërën dorë, atë pa celular, e vë në mes duke kapur rripin e pantallonave, fjalitë që thotë janë të rralla, tek-tuk edhe pa asnjë lidhje me bisedën, një mërmërimë në formë “ë”-je të zvargur i del hera- herës sikur njëkohësisht ndjek bashkëfolësin e i thotë vetes, po të dëgjoj e s’po të flas dot tani, çohet për ndonjë telefonatë pa lidhje, ulet prapë, derisa në fund, pasi e dëgjon e dëgjon, plas papritmas një të qeshur buçitëse me kokën e shtriqur pas e supet që tundet nga gazmendi, pastaj dëgjon edhe njëherë të njëjtën gjë nga ana e bashkëbiseduesit të sëkëlldisur po ashtu ngaqë s’i vjen asnjë valë tjetër veç dyshimit të përçuar nga çdo pore e Ilirit dhe çohet duke thënë gjithnjë një frazë që lidhet me një “mirë do flasim”.

Përpikërisht kështu e mbylli dhe atë bisedë duke thënë: “Mirë, flori, kuptova, do ta shoh e do flasim”. “Një gjë unë ta them që sot me bindje”, i thashë duke u ngritur në përpjekjen time finale, të kotë, që të ngulja gozhdën e shtrembëruar nga goditjet e përsëritura të arsyetimit në veshët e bukosur të Ilirit, ku e ndjeja që zërit tim hynte vetëm si zhurmë turbulluese. “Me sistemin spanjoll jemi qetësisht fitimtarë, të paktën derisa Saliu të jetë në politikë. Nëse ti s’e krijon këtë bindje, gjejmë një zgjidhje tjetër, nuk ka problem”.

Por fatkeqësisht për shumicën e këtij populli, problemi kishte lindur dhe zgjidhja tjetër kishte vdekur para se ta kërkonim, lavjerrësit në kokën e Ilir Metës i kishte ardhur ora për të lëvizur djathtas, ndërsa Ilirit dita për të bërë sikur po lëvizte më majtas, që të shpëtonte të majtën, socialistët e vërtetë, vetë Shqipërinë nga një pazar i madh, që në fakt s’ishte gjë tjetër veçse shprehja e frikës së tij imagjinare se mund të mbetej vetë jashtë pazarit.

http://zonashqiptare.co.nr

7Gazeta SHQIP - Opinion Empty Re: Gazeta SHQIP - Opinion Fri Nov 11, 2011 9:04 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

Kryqëzimi i fundit i zotit S.B.
2011-11-10
Edon Qesari

Kryefjala më e lakuar pas ligjëratës politike që mund të kryej një i ri, i sapongritur në fushën publike, është mendjelehtësia (frankofonët përdorin me elegancë termin naïf në të këtilla raste). Tashmë, të pranishëm në fundin funebër të karrierës politike të z. Silvio Berluskoni, përfundimisht mund të pohojmë se kryefjala më e saktë për politikanin e mplakur dhe në rënie është kokëfortësia. S'do të qe aq e nevojshme të kapërcenim dallgët e Adriatikut për të bërë një zbulesë si kjo, fundja. Megjithatë, vërehet shkoqur se kulla e fildishtë ndënë të cilën strehohet kryeministri italian nuk soset së na kujtuari pasqyra për ne dhe ngërdheshje për italianët. Vetëm para pak ditësh duhet të shihnit sesi i picërronin sytë teksa, duke përmendur faktin që restorantet italiane janë plot dhe rrugët tërë trafik, nxirrte përfundimin – ka disa vjet që e bën në fakt – se vendi i tij s'kishte kurrfarë krize, madje begatonte. Është më se e qartë, duam të themi, se mastiçi që e mban z. Berluskoni mpiksur me karrigen e tij është thjesht ego-ja, e barasvlershme me kapriçon bezdisëse të një plakushi plot pallavra djaloshare. S'do të ishte pra, edhe aq tërheqëse që të ndaleshim më tek soditja e perëndimit të tij politik. Por nëpërmjet kuvendit (megjithëse edhe Berluskoni është kuvend që i vetëmjaftohet qejfit të tij në fakt), mësojmë e kuptojmë vendin. Pasi fqinji ynë perëndimor po vozit në një përhumbje që shkon përtej asaj financiare dhe përfaqësohet politikisht nga dikush që nga gati dy dekada përvojë politike ka mësuar veçse si të përplasë këmbët përtokë së bashku me kokën në mur.

Përpara vjeshtës, megjithëse Italia përflitej si vend nën trysninë e krizës se eurozonës, përsëri pozita e saj vëzhgohej si më e mirë sesa ajo e Spanjës, Portugalisë apo Irlandës. Në krye të pak muajve, besueshmëria e qeverisë romane, reputacioni i shtatmadhorisë së saj (i thënçin, me Berluskonin në krye) u shtri aq shpejt përtokë, sa duket se grekët shpejt do u shkelin syrin e hidhur italianëve. Por, janë analogji të tilla që na lejojnë të kuptojmë dhe madje të shijojmë të kuptuarit. Rasti konkret na sjell në vazhdën e atyre kalemxhinjve të shtypit që rastësinë kanë dashur ta kthejnë në analizë. Dorëheqja e çale (por, në këmbë) e Papandreut në Athinë përcolli vetvetiu në krahasime të stisura mes dy kapedanëve në vendet tona fqinje. Megjithatë, gjejmë rastin të shtojmë, se krahasime kurrsesi nuk mund të ketë. Kjo, jo për të recituar refrenin mediokër të mbretit në lavdi pas vdekjes (perifrazojmë: Papandreou est mort, vive Papandreou!), por për t'i dhënë atë që i takon perandorit (Çezarit, apo Berluskonit, nëse dëshironi). Pinjolli i dinastisë së famshme helene e mori detyrën e tij të lartë pas një përfaqësimi më se mbresëlënës në karrierën e tij prej politikani si ministër i Jashtëm në qeveritë e shkuara të PASOK-ut. Në të njëjtën kohë, nami dhe cipa e tij personale nuk u shkund e as u bë pis nga mënyra e harbuar me të cilën grekët (të majtë e të djathtë) kishin shpërdoruar financat europiane e gënjyer veten mbi zotësinë e tyre kapitaliste. Z. Berluskoni nuk është pjesë e fajit, as bashkëpunëtor i heshtur i mënyrës diletanteske e përfundimisht italiane (me përçmim e themi!), nëpërmjet së cilës Roma ka qeverisur financat e saj publike. Z. Berluskoni ËSHTË faji i çdo hapi dhe zbythjeje që ka pasur gadishulli italik në disa fusha të çështjes publike, që lidhen me mirëqeverisjen, përfaqësimin ndërkombëtar, ekonominë, aferat e korrupsionit apo mafies, degradimit të qyteteve (nga plehrat, p.sh.) dhe të tjera. Është gajasës fakti që çdo ngadalësi, çdo dështim apo përfshirje në errësirë ja hedh sistemit politiko-parlamentar që ishte në Itali përpara mësymjes së tij në skenë (1993), e ashtuquajtura Republika e parë. Tamam njësoj sikur t'i ketë kopjuar justifikime të tilla tjetërkund, atje ku 1990-a dhe komunizmi janë shndërruar në alibira për të veshur mënxyrat e një vendi apo për të shfajësuar vetveten. Berluskoni pra, s'mund të krahasohet me Papandreun, i cili ndenji ulur në një kolltuku qeveritar, edhe sepse – le ta themi se ka ardhur koha! – asnjë tjetër nuk kishte guximin të kapte prej brirësh demin e financave greke. Aq më pak mund të jetë z. Berluskoni si homologu i tij spanjoll, Zapatero, i cili në nuancat e para të krizës financiare për vendin e tij shpalli moskandidimin në zgjedhjet të parakohshme, thirrur nga ai vetë për t'i dhënë drejtim situatës.

Derisa ky artikull të shohë dritën e botimit, nuk e dimë nëse z. Berluskoni do t'i thërrasë tepelekut e do të japë dorëheqjen përfundimtare, para se të kërkojë escamotages (siç po bën), se do ta japë pasi të merren masat parlamentare mbi krizën. Sepse duket që po pret të famshmin kiamet, i cili edhe pas këshillave për largim nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duket se aq po i bën. Mbi të gjitha, do duhej të dorëhiqet përpara se opozita (e cila, pas disa "tradhtive" të deputetëve të djathtë, sapo u gdhi shumicë) ta kryqëzojë dhe t'i gjuajë me gurët e fundit. Është çështje çastesh, mesa duket, edhe pse il Cavaliere ka treguar shpesh se me disa shit-blerje postesh mund të gjallojë edhe për pak. Rendi, kësaj radhe është në dorë të opozitave (e themi shumës, sepse galaksia e tyre është tepër e shpërndarë dhe pa pikë qasjeje të përbashkët në Itali), pavarësisht se këto shpesh harrojnë që mirëbesimi ndërkombëtar dhe financiar ndaj Italisë nuk do vijë thjesht me çkolltukëzimin e Berluskonit. Aktualisht, e majta radikale, ajo e moderuar dhe Boshti i Qendrës demokristiane nuk kanë shtjelluar programe të qarta qeverisjeje bashkëpunuese. Do të ishte e këshillueshme, madje me ngut, që këto sfera të shkëputura e të përhumbura të politikës italiane të shkonin përtej të vetmes pikë që i bashkon: anti-berluskonizmit të theksuar, por edhe ai i plakur. Do t'i jepte përgjegjësi në dorë, të paktën themelimi i një programi të besueshëm prej ndërkombëtarëve, virtyt që gjendet aq rrallë sot në korridoret e pushtetit italian. Do t'i bënte të ndryshëm nga ai, zoti. S.B.

Kështu, duke qenë se përgjegjësia nuk është luks, por më së shumti një sferë e lidhur me edukatën, z. Berluskoni do ta gjente në këtë mënyrë krahasimin e vet të duhur diku tjetër. Shpesh demokracia e brendshme e një vendi dhe prestigji i tij ndërkombëtar janë një soj kuti fillestar që u jep të huajve të drejtën apo jo për të ndërhyrë dhe për të sugjeruar. Dhe ndërhyrjet janë të dytrajtshme, pra të ligjëruara nga politika apo nga ekonomia. Mubaraku u shty përjashta pushtetit në çastin që miqtë e tij të Atlantikut të Veriut i thanë që të bëhej mënjanë. Berluskoni po ngjyen me turp një vend të tërë që kur janë tregjet financiare që me sjelljen e tyre po tregojnë se mezi po presin shpërthimin e shampanjës pas dorëheqjes së tij. Sigurisht që Italia nuk ka nevojë për leksione demokracie dhe përsëritje të provimeve për procedura institucionale, kështu që skenat në të cilat Obama apo Barroso i bëjnë thirrje Berluskonit që të largohet janë të papërfytyrueshme. Por, në mos kaluar përtej, i jemi afruar me frymëmarrje të shpeshtuar atij kufiri. Më thoni ju: a nuk është për të ardhur keq që ekonomia e vendit fqinj (përmasat industriale të të cilit e radhisin të tretin në Europë dhe të gjashtë në botë) të "vetëftojë" Fondin Monetar Ndërkombëtar që të mbikëqyrë reformat e duhura për ta nxjerrë vetveten nga kriza? Dhe meqë ra fjala, për veshët e patrazuar nga ky fakt, na duhet të themi se, përtej vatanit, zakonisht quhet gjë paksa negative që të të hyjë i huaji brenda stanit e, duke të rrasur një çokë, të të thotë: "Ti s'di t'i numërosh dhentë, sepse se nga i fut, ndaj po e bëj unë në vendin tënd".

http://zonashqiptare.co.nr

8Gazeta SHQIP - Opinion Empty Re: Gazeta SHQIP - Opinion Fri Nov 11, 2011 9:05 am

DeViL

DeViL
Root Administrator
Root Administrator

DOKTOR, PSE DO TË NA SËMURËSH ME ZOR?
2011-11-10
Xhovalin Delia

Në politikën shqiptare ka shumë probleme dhe plehra pa hesap, por menaxhimi i plehrave të vendit, e sidomos ligji për importimin e mbetjeve të botës, ka rrezik të reduktohet në problem politik, por në fakt është çështje jetike imediate mbarëshqiptare. Menaxhimi i plehrave është i paevitueshëm, por do gjetur vendi për të evituar rreziqet e jashtëzakonshme që mbart ky proces në ndotjen e mjedisit. Territori i vogël shqiptar është tepër i vogël për të përballuar miliona tonelata mbetje të botës. Pa dashur të hyj në meritë të çështjes, kujtoj bashkatdhetarët se as për centralet termike, as për ato nukleare, e as për mbetjet toksike nuk kanë zgjedhur Shqipërinë si “më të mirën” e si “më të përshtatshme”, por thjesht për të mos ndotur mjedisin e tyre. Prandaj, ndalimi i importit të mbetjeve është urgjente e do bërë menjëherë! Nuk pret puna derisa të vinë në pushtet “shpëtimtarët” që premtojnë shfuqizimin e ligjit për importin e mbetjeve për tri arsye: e para, sepse mbetjet nuk kanë shpatulla e po hynë nuk i nxjerrim dot më as me ligj, e as me luftë; e dyta, sepse nuk e dimë kush e kur do të vijë në pushtet pas plehrave; dhe e treta, nuk ka asnjë garanci që bash këta që sot pështyjnë këtë ligj, nesër mund ta lëpijnë. Kujtoj shqiptarët se kallauzi i parë i plehrave të botës ka qenë kryeministri rozë. Kush e mendonte në atë kohë se “shpëtimtari blu” do t’i hapte derën një mynxyre të tillë?! Prandaj, jetën tonë s’ka pse t’ia besojmë kurrë askujt. Le ta marrin në dorë fatin tonë! Cilido që do të jetë çmimi i rezistencës ndaj importit të mbetjeve, ia vlen për sot e për mot. Nuk mjaftojnë peticionet, aleancat, deklaratat politike e as politikanët. Alternativa është referendumi, rezistenca horizontale e mbarë shqiptarëve të majtë e të djathë, jo nesër, por sot e menjëherë! STOP IMPORTIT TË MBETJEVE! Rezistenca e kreut të shtetit, si pikë asnjanëse e më e larta e sistemit tonë demokratik, është pikë referimi e do mbështetur, jo si çështje politike, por jetike mbarëkombëtare. Spekulimi politik do të ishte imorale. Këtu nuk bëhet fjalë për kuti votash, por për një varr të madh për të gjithë ne, prandaj: Çdo shqiptar që e do dhe respekton jetën e vet e të tjetrit ka të drejtë e për detyrë të votojë kundër cilitdo që guxon të na e prekë jetën e natyrën që Zoti na ka falur!

Përsëris, shqetësimi im nuk është politik, por etik, ekologjik, jetik, i njëjti i dy vjetëve më parë, kur falë një informacioni të detajuar të R. Savionos, kam dhënë alarmin për mbetjet radioaktive që paketoheshin për në botën e tretë (“Plehrat mbulojnë plehrat” - Gazeta ‘Sot’ & ‘Shekulli’). Sot nuk është më hipotezë, por fakt. Njëri nga vendet e botës tretë është Shqipëria, qeveria e së cilës i ka hapur derën importit të mbetjeve të botës, me ligj. Para këtij absurdi pyes: pse nxiton qeveria jonë të përligjë një mynxyrë të tillë? Për qëllim ekonomik? Strategjik? Apo rruga për në Europë kalon nëpër plehrat e tyre? Janë qeveritarët tanë që tundohen nga plehrat e Europës apo zotërinjtë perëndimorë na konsiderojnë miza? Pse ka marrë qeveria shqiptare përsipër një telash kaq të rënd? Ç’hall i madh e ka zënë? Kush fshihet pas kazanit të plehrave? (amici di Lavitola?!?) Zotni kryeministër, këto gjëra duhet të na i shkoqisësh në kuvend si burrë shteti e burrë malësie. Doktor, s’ka pse dhjet bota në shtëpinë tonë! Bashkatdhetarë të varfë, kur s’kemi bërë prokopi me djersë e mund, nuk do të bëjmë as me mut! (I kërkoj ndjesë lexuesit për fjalorin vulgar e erën e keqe të shkrimit, por kur bëhet fjalë për plehra të tilla, edhe pse shkruaj nga Firence, nuk gjej fjalë të tjera e nuk mund t’iu ofroj aromë lulesh! ).

Edhe këtu nuk mungojnë plehrat, por, ndryshe nga Shqipëria jonë, ku në çdo pëllëmbë tokë duket dora barbare, mëndja e mbrapshtë e shpiti i trazuar shqiptar, këtu, në këtë tokë tejet të populluar e heterogjene, në çdo qoshe, edhe në fshatin më të humbur e më të varfër, ndjehet dora e artë, mendja e hollë e shpirti i ndritur i këtij populli të mbarë që di të ndërtojë, të mbjellë, të korrë të gatuajë, të rrojë e të prosperojë. Por edhe ky popull gjenial, tunduar nga parajà (“bumi ekonomik” i viteve ‘70), ka nxjerrë plehra të babëzitur që kanë ndotur, dëmtuar si “bam bumi” postkomunist i makutërisë shqiptare, që s’kanë lënë pemë pa prerë e pyll, pa djegur kopsht, arë, rrugë, kodër e bregdet, pa betonuar për t’u bërë “miliarderë”. Bashkatdhetarë “bosa ndërtues”, ky nuk është ndërtim, por rrënim. Ne nuk kemi qytete, monumente kulture, muze e as vepra arti si italianët, por kemi një natyrë jo vetëm “shkëmbore”, por përrallore e pjellore. Le ta ruajmë, ta ripërtërimë e ta mirëmbajmë këtë pasuri të rrallë! Nuk është vetëm e jona, por edhe e atyre që do vijnë.

Nuk dua të paragjykoj qeverinë tonë, e as të vë në dyshim qëllimet ambicioze të kryetarit të saj, por nisur nga rreziku i madh që mbartin mbetjet perëndimore për mjedisin e shëndetin e njeriut, pyes: Çfarë fiton Shqipëria nga importi i mbetjeve, dhe çfarë do të humbiste nëse do t’i refuzonim ato?

Cilado që të jetë shifra e fitimit imediat, është gjithmonë më i vogël se dëmi dhe rreziku afatgjatë që i kanoset Shqipërisë. Parë nga ky këndvështrim, sikur nga një “çek të bardhë” për frymë të na firmosnin miliarderët perëndimorë, nuk do ta justifikonte ligjin për importimin e mbetjeve. Doktor, pse do të na pasurosh me zor? T’u rrit ndera ty dhe atyre, por nuk duam të bëhemi as superfuqi energjetike e Europës e as nevojtorja e botës! Na lër në shenjtërinë tonë natyrale, na mëso të jetojmë në harmoni me tokën, qiellin, ujin e diellin! Nuk do të doja që ky reflektim të interpretohej si “natyralizëm fanatik”, pasi është thjesht arsyetim dialektik, pragmatik afatgjatë, si raporti i këmbëve me jorganin. Një bythë vend është Shqipëria, doktor. Një pordhë të lëshojë ndonjë i papërgjegjshëm në Tiranë, qelbet Shqipëria anë e mbanë. Po miliona tonelata mbetje që nuk e dimë se ç’janë? Le të pastrojmë e të menaxhojmë plehrat tona. Le të sensibilizojmë bashkëqytetarët tanë, të cilët edhe pse e dinë që një shishe plastike jeton 1000 vjet, i lëshojnë ato kudo si lopa bajgën. Bashkëqytetarë të dashur, pisa e të paedukuar, le të bëhemi paksa më të përgjegjshëm se lopa! Le të reflektojmë të gjithë për “plehrat pasuri”, që brezave që vijnë po u lëmë trashëgimi nën e mbi tokë, në parqe, rrugë, plazhe, mrize, lumenj, lëndina e dete! Imagjinoni gërmimet arkeologjike të vitit 3000! Në vend të bizhuterive, mozaikëve e vazove të bukura ilire që arkeologët e sotëm kanë pasur fatin të gjejnë, stërnipat tanë arkeologë do gjejnë qese, shishe plastike e para pare shqiptare! A thua do t’i bindim si stërnipat ilirëve, apo do na klasifikojnë thjesht barbarë?

Të dashur bashkëkohës barbarë, nëse nuk jemi të aftë për t’u lënë gjëra të vyera, le të evitojmë të dëmshmet. Nëse nuk mbjellim dot, le të mos presim e të mos djegim! Nuk ju kërkoj të mos hani, por ju lutem mos dhisni vend e pa vend! Nevojitet pak vullnet i mirë, shumë edukim qytetar e një orientim i mbarë qeveritar. Mjafton të duam e të respektojmë veten, njëri-tjetrin, jetën, e mbi të gjitha Natyrë Mëmë. Ata që celebrojnë dashurinë apo urrejtjen midis njeriut e natyrës, si në çdo fushë tjetër, janë të plotfuqishmit e Dheut, politikanët e shtetarët. Një politikan egoist dritëshkurtër, për pushtet, pare e lavdi sakrifikon popullin e vendin e tij, ndërsa një burrë shteti me vizion, për prosperitetin e popullit dhe të vendit, bëhet fli!

Politikanë e shtetarë: keni shkapërcyer çdo cak etik, politik, moral e qytetar. Nëse nuk iu dhimbsen bashkëqytetarët e varfër e as Toka e pasur, keni mëshirë për vete e pjellën tuaj!

http://zonashqiptare.co.nr

Sponsored content



Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions