Socialisti Erjon Braçe ka qenë një ndër personat që ka kundërshtuar mbajtjen e ditës së zisë ndaj trashëgimtarit të fronit mbretëror, Leka Zogu I. “Republika” po mban “zi” për “Mbretin”! Kjo që po shoh është dhunim i Kushtetutës: Kuvendi i Republikës ka ulur flamurin në mes të shtizës për mbretin; Presidenti i Republikës ka ulur flamurin në mes të shtizës për MBRETIN;... Kryeministri i Republikës ka ulur flamurin në mes të shtizës për MBRETIN!! Janë në garë se kush është më i djathtë; pra janë në garë për ca vota! Mbulohen duke thënë se po zbatojnë një ligj të thjeshtë për ceremonialin shtetëror! Por këta kanë për detyrë të zbatojnë Kushtetutën, ligjin themeltar të shtetit! Pra duhet të nderojnë Republikën, jo Mbretin!”, shkruan Braçe në faqen e tij “Facebook”. Më tej ai shton se “Shtetas të Republikës! Përcillni njerëzisht njeriun që u nda nga jeta; mos mbani zi për Mbretin!”. Partia Socialiste nuk mbajtur asnjë reagim në lidhje me ndarjen nga jeta të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu I.
ZonaShqiptare.co.nr