Pyetjet që do të përfshihen në provimin e shtetit për profesionet e lira do të përzgjidhen nga një kompani britanike. Provimi i Shtetit do të zhvillohet në nëntor dhe ai do të bazohet në njohuritë specifike sipas secilit profesion.
Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Provimeve, Petraq Papajorgji, shprehet regjistrimet do të fillojnë pranë institucioneve përkatëse si Urdhëri i mjekut, farmacistit, infermierit, stomatologut, dhoma e avokatisë, noterëve, inxhinierëve etj.
Në bazë të ligjit, Provimi i Shtetit është i rëndësishëm pasi pa të nuk mund të ushtrohet një nga profesionet e lira, pavërësisht nse je i diplomuar në degën përkatëse. Kandidati ka të drejtë ta japë provimin 5 herë, ndërkohë që ai do të jetë me shkrim dhe me gojë.
Përsa i përket tarifave për kandidatin që e jep për herë të parë vlera është 30 mijë lekë, për here të dytë kjo shifër shkon në 50 mijë lekë . kandati që e ka për herë të tretë do të paguajë 80 mije lekë, për herë të katërt 100 mije lekë dhe për herë të fundit kjo shifër eshtë kater here më e lartë nga testi i pare, duke shkuar në vlerën e 120 mije lekëve.
Provim i shtetit është kontrolli vetëm për njohuritë profesionale të kandidatit, që organizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ky provim kryhet sipas përcaktimeve të parashikuara dhe vlerëson njohuritë dhe aftësitë e kandidatit për ushtrimin e një profesioni të rregulluar. Provimi i shtetit organizohet çdo vit, brenda periudhave kohore: java e tretë e nëntorit deri në javën e dytë të dhjetorit;
Programi i provimit
Programi orientues i provimit bëhet i njohur nga AKP-ja jo më vonë se 4 muaj përpara provimit, thuhet në vendimin e miratuar nga qeveria. “Kandidat” është personi, i cili gëzon një dokument zyrtar të formimit apo kualifikimit profesional dhe që kandidon për të marrë titullin e një profesioni të rregulluar. “Dokument zyrtar i formimit apo kualifikimit profesional” është diploma, certifikata ose dëftesa, e lëshuar nga autoriteti kompetent, në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara. “Qendër provimi” është qendra ku zhvillohet provimi i shtetit, nëpërmjet teknologjisë dixhitale. Qendrat e provimit përcaktohen apo lejohen të funksionojnë si të tilla nga autoriteti kompetent. Ato janë të pajisura me të gjitha instrumentet e sigurisë dhe teknologjisë së informacionit e mbikëqyren vazhdimisht nga Komisioni i Provimit të Shtetit. Qendrat e provimit funksionojnë në bazë të kësaj rregulloreje dhe udhëzimeve përkatëse të lëshuara nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Licencimi
Provimi i shtetit realizon garancitë publike për përgjegjësitë, që sjell ushtrimi i një profesioni të rregulluar dhe kryen testimin e njohurive të kandidatit, që aspiron ushtrimin e një profesioni të rregulluar, duke siguruar uniformitet në vlerësimin e kandidatëve, në nivel kombëtar, përmes verifikimit të aftësive të nevojshme profesionale, sipas specifikave të çdo profesioni.
Përjashtohet nga detyrimi për të dhënë provimin e shtetit:
a) profesionisti që, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 10 171, datë 22.10.2009 “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, ushtron ose ka ushtruar një profesion të rregulluar;
b) profesionisti, i cili fiton të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar jashtë Republikës së Shqipërisë
Kriteret
Kandidati nuk pranohet në provim nëse: nuk zotëron diplomën e studimeve universitare të kërkuar nga autoriteti kompetent për profesionin respektiv; ka dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në nenin 4, deri në momentin e aplikimit; është rrëzuar 5 (pesë) herë në provimin e shtetit; plotëson kriteret e parashikuara në ligjin nr. 10 171, datë 21.10.2009 “Për profesionet e
rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, në dispozitat e kësaj rregulloreje dhe ato të përcaktuara.