Presidenti i Republikës, Bamir Topi rikthen për shqyrtim në kuvend ligjin për menaxhimin e integruar te mbetjeve.
Kreu i vendit, përmes një njoftimi, shpjegon motivacionin e kthimit në kuvend të këtij ligji të shumëdebatuar, e që mori vetëm votat e maxhorancës.
"Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të institucioneve shqiptare, synimin për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm", thotë presidenti.
Në motivacion, Presidenti shpjegon se në bazë të kushtetutës, vendosi të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi në të ka gjetur mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.
"Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, thuhet në motivacion.
Presidenti u drejtohet deputetëve duke i kërkuar shqyrtimin e ligjit me qëllim realizimin sa më të mirë të qëllimit për të cilin është miratuar, menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut.
"Mbetem i mendimit se ligji ka nevojë për përmirësime në drejtimet e mësipërme, por gjykoj se çdo variant i ofruar duhet të jetë në pajtim me objektivat socialë që Kushtetuta ka vendosur, që institucionet dhe shoqëria shqiptare duhet të kenë në raport me jetën tonë dhe brezat e ardhshëm", thotë presidenti Topi.