Ai ka një karrierë të gjatë në muzikë, ajo është në hapat e parë, por kanë provuar një bashkëpunim dhe u ka dalë për mbarë. “Jeta në dy pjesë” është kënga që solli në duet Ervin Bushatin, një këngëtar që ka shumë vite në skenë dhe Sabina Danaj. Dueti u pëlqye shumë, kështu që këngëtarët vendosën ta provojnë përsëri. Me një realizim nga “Max Production”, këto ditë po jepet në kanalet televizive kënga “Fale zemrën”, ku klipi bie në sy për një cilësi mjaft të lartë dhe ide të realizuara shumë bukur. Ne u interesuam për çmimin dhe na thanë që ky është një nga klipet më të shtrenjta që ka kapur vlerën e pesë mijë eurove. Ndërkohë, Ervini po mendon t’u rikthehet festivaleve pas shumë vitesh, ku synimi i tij është “Top Fest”, pasi preferon të këndojë live. Koncertet brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta për këngëtarin, ndërkohë që në dhjetor pritet të dalë albumi i tij më i ri. Për sa i përket jetës private, ne e dimë që Ervini ka preferuar të krijojë familje në moshë të re. Ai sot ka dy djem, njërin gjashtë dhe tjetrin tre vjeç. Një tjetër angazhim i tij është edhe puna tek Qendra e Kulturës, e Medias dhe e Botimeve të Mbrojtjes, ku shërben si specialist duke dhënë kurse muzike dhe pianoje për fëmijët e ushtarakëve.
ZonaShqiptare.co.nr