Vendlindja: Tiranë
Mosha: 26 Vjeç
Ditelindja: 05 Shkurt 1985
Shenja e Horoskopit: Ujori
Eshte ajo qe beri Cilieten te famshme! Format e saj te rrumbullaketa e kthyen ate ne nje simbol seksi per Shqiperin. Pikerisht keto forma jane dhurate e natyres, pasi ajo nuk mban dieten dhe ushqehet normalisht. Ushqimi i saj i preferuar jane makaronat dhe asnjehere nuk i privon nga vetja gjerat qe i pelqejne. Here pas here shkon dhe ne palester, dhe nuk pi alkool as cigare. Shpenzon shume per pamjen e jashtme. Sidomos tani qe eshte ne vemendjen e paparaceve, ajo eshte e kujdesshme cdo here qe del nga shtepia. Gardaroba e saj eshte shume e madhe. Nese me perpara ka qen e fokusuar tek veshjet, se fundmi kane filluar t'i pelqejne shume aksesoret. Nuk ka asnje still te vecante.Vishet sportive, elegante dhe estravagante. Nese me perpara ka qene shume e njohur per ndryshimin e flokeve dhe pamjen e jashtme, duket se tani eshte e kenaqur. " Mendoj se duhet te rri natyrale!", ka thene ajo ne nje interviste. "Me pelqen keshtu dhe nuk kam ndonje ide per te ndryshuar". Dhe keq nuk e ka. Ajo u shpalle perpara disa kohesh ne internet si kengetarja me seksi. Ajo la pas bukuroshe si Elvana Gjata, Genta Ismajli dhe Nora Istrefi. Jo pak per nje vajze e cila kur debutoj ne skene me konkursin "Miss Shqiperia" kishte shume enderra ne sirtar.